Gjatë ditëve të fundit kjo fabrikë kishte prodhuar sasi të konsiderueshme të fanellave të Shqipërisë, Uellsit, Islandës, Francës, Italisë, Belgjikës dhe Gjermanisë.
Policia italiane ka zbuluar në Bergamo një fabrikë e cila furnizonte tregun me fanella të falsifikuara të klubeve dhe kombëtareve të ndryshme, mes të cilave edhe atë të Shqipërisë, shkruan albinfo.ch.
Sipas informacioneve të Guardia Di Finanza të Xhenoas, e cila mbikëqyri aksionin, në momentin kur u bë ndërhyrja në fabrikë, po prodhoheshin sasi të mëdha të fanellës së Italisë së Graziano Pelle, pasi i jepej prioritet sukseseve të momentit.
Gjatë ditëve të fundit kjo fabrikë kishte prodhuar sasi të konsiderueshme të fanellave të Shqipërisë, Uellsit, Islandës, Francës, Italisë, Belgjikës dhe Gjermanisë.
Policia ka konfirmuar se për falsifikimin dhe riprodhimin e palejuar të materialeve sportive janë arrestuar dy shtetas italianë të cilët administronin këtë fabrikë.