29,04,2024

Mbyllen 19 kazino e bastore në Ferizaj

Must Read

Në kuadër të zbatimit të Planit Operativ , “Lojrat e Fatit”, i planifikuar nga Stacioni Policor i

Ferizajt, njësitë policore të këtij stacioni, ndërmorën mbrëmë një operacion të gjerë në kontrollimin

e lokaleve në qytet dhe në periferi, në të cilat dyshohej se zhvillohej veprimtari ilegale e lojrave të

fatit.

Përveç njësive policore, në zbatimin e këtij plani operativ, kanë marrë pjesë edhe Inspektorët

Republikanë për bizneset në fjalë, inspektorët e Autoritetit Tatimor të Kosovës (ATK) si dhe zyrtarë

të Doganave të Kosovës.

Me këtë rast, janë kontrolluar 34 lokale në të cilat zhvillohej kjo veprimtari, ndërkaq janë mbyllur

19 kazino dhe bastore, me dyshimin e bazuar se të njejtat nuk posedonin licencë për zhvillimin e

veprimtarisë në fjalë.

Gjithashtu, janë kontrolluar edhe 7 lokale hoteljere (kafene), të cilat janë gjetur duke punuar pas

orës 24:00. Janë marrë të gjitha të dhënat e nevojshme dhe ndaj të gjithë pronarëve të këtyre lokaleve

do të ushtrohet fletëparaqitje për kundërvajtje.

DRP e Ferizajt, paralajmëron se operacione të ngjajshme do të ndërmirren edhe në

komunat tjera, në kuadër të zonës së përgjegjësisë së policisë së kësaj drejtorie.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img