07,12,2025

“Mbrojtja e Pyjeve 2025”: Policia e Ferizajt konfiskon pesë automjete transportuese

Must Read

Ferizaj, 11.07.2025

Në kuadër të zbatimit të planit operativ “Mbrojtja e Pyjeve 2025”, më datë 11.07.2025, njësitet policore të stacionit policor në Ferizaj kanë realizuar një aksion në terren, ku janë ndaluar pesë automjete që transportonin dru: një kamionetë dhe katër furgona, të gjitha me targa vendore.

Gjatë kontrollit është konstatuar se drejtuesit e këtyre automjeteve po transportonin materiale drusore pa dokumentacionin përkatës.
Aksioni është realizuar në bazë të informacioneve operative, ndërsa automjetet dhe lënda drusore janë sekuestruar nga zyrtarët e pylltarisë për procedura të mëtejme ligjore.

Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë angazhimin e saj në parandalimin dhe luftimin e prerjes dhe tregtimit të paligjshëm të drunjve, duke ftuar qytetarët të bashkëpunojnë përmes raportimit të rasteve në linjat emergjente apo përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë”.

📞 192
📞 0290/326-250

Informacionet e raportuara trajtohen me konfidencialitet të plotë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

U zhvillua turneu memorial “Hysen Vrella” në Ferizaj

Sot është mbajtur turneu memorial “Hysen Vrella”, i organizuar nga Klubi i Shahut “Ferizaj”. Në këtë turne mori pjesë drejtori...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img