27,11,2024

Mblidhet ekzekutivi komunal, diskutohet për gjendjen pas vërshimeve në territorin e Ferizajt

Must Read

Paraditen e sotme, Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu ka mbajtur takim me drejtorët e drejtorive komunale me ç ‘rast temë e diskutimeve ishte gjendja e përgjithshme në territorin e Ferizajt, pas stuhisë dhe reshjeve të dendura të shiut e breshëritë që ka përfshirë ditëve të fundit komunën tonë.

Në këtë takim, Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu njoftoi për punën e task-forcës së krijuar për këtë situatë dhe paraqiti një pasqyrë të detajuar të gjendjes në zonat e përmbytura, intervenimet e ekipeve emergjente të autoriteteve komunale në hapjen e kanaleve kulluese, vizitat që ka zhvilluar në objekte private banimi, biznese dhe rrugë e lagje të qytetit e fshatrave.
Në anën tjetër, edhe drejtori i shërbimeve publike Arben Halili, njoftoi në detaje për operacionet e terrenit që kanë zhvilluar dhe po zhvillojnë kompanitë publike në hapjen e kanaleve dhe ndihmën që po i ofrojnë banorëve të zonave të përmbytura në tejkalimin e kësaj situate.

Në bazë të vizitave në terren të Kryetarit të Ferizajt, Agim Aliu bazuar në një vlerësim preliminar evidentohen dëme të mëdha sidomos në kultura bujqësore, pa përjashtuar edhe dëme të konsiderueshme në amvisëri, vegla pune në punishte dhe infrastrukturë tjetër përcjellëse rrugore.

Përkitazi me këtë gjendje, Kryetari i Komunës, Agim Aliu mori vendim që të themelohen dy komisione komunale për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara, njëri komision i fushës së bujqësisë dhe tjetri i shërbimeve publike për të evidentuar saktësisht dëmet në këto fusha. Këto komisione në afat optimal, pas vizitave që do të realizojnë në terren dhe pranimin e ankesave nga qytetarët do të përpilojnë një raport detal mbi gjendjen e përgjithshme, gjegjësisht dëmet e shkaktuara nga stuhia e ditëve të fundit në territorin e Komunës së Ferizajt.

 

Komuna e Ferizajt, njofton qytetarët se vlerësuar nga vizitat në terren dhe raportimet e banorëve, gjendja është stabile, vazhdimisht po përditësohen informacionet lidhur me dëmet e shkaktuara dhe ekipet e reagimit në raste emergjente janë vazhdimisht në terren për sanimin e gjendjes së shkaktuar në territorin e Ferizajt.

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu falënderon të gjithë të angazhuarit në menaxhimin e kësaj situate, veçanërisht punëtorët e kompanive publike që pa ndërprerë po zhvillojnë aktivitetin e tyre në sanimin e gjendjes, pas vërshimeve të ditëve të fundit në komunën tonë.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img