18,11,2024

Mblidhen 16 mijë e 200 franga zvicerane për nënat dhe foshnjat në Kosovë

Must Read

Aksioni për Nëna dhe Fëmijë ka realizuar ngjarjen e bamirësisë “Shpëto Jetë” e cila u mbajt më 12 maj në hotelin Marriott në Cyrih, Zvicër, me të cilin rast performoi artistja e mirënjohur Elina Duni ku dhe mbajti një fjalë rasti Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Zvicër, Nazane Breca.

Kjo mbrëmje bamirësie e organizuar nga “Aksioni për Nëna dhe Fëmijë” dhe bashkë-organizatorët Dr. Agron Abrashi dhe Ridvan Murati, u mbajt me qëllimin e ngritjes së fondeve nga diaspora për uljen e shkallës së vdekshmërisë të foshnjave në Kosovë.

“Nënat dhe fëmijët janë pjesa më e ndjeshme dhe më e rrezikuar e popullit tonë në Kosovë. Të shpëtosh jetë është gjesti më bujar, fisnik dhe humanitar që tregon një solidaritet të jashtëzakonshëm në mes nesh. Por të shpëtosh jetën e nënave dhe fëmijëve paraqet një prioritet më madhor dhe më të veçantë”, tha Abrashi.

Gjatë mbrëmjes, shumë personalitete të shquara dhanë kontributin e tyre dhe dhuruan fonde në koktejin tre-orësh. Pjesë e organizimit të ngjarjes ishte edhe një ankand i qetë, të cilit i kontribuuan personalitete si ikona e bukurisë dhe ndërmarrësja Agnesa Vuthaj, kreatorja e modës Drenusha Xharra, kreatorja Njomëza Luci, kompania angleze e syzeve të punuara nga druri “Campbell Marson”, si dhe punime argjile nga “Dhe by Granita”. Pjesë e ankandit ishin edhe dy fotosesione nga artistët Fjoralba Kryemadhi dhe Rromir Imami, si dhe u dhuruan foto artistike nga Barabara Burri.
Në ankand kontribuuan edhe “Ristorante Da Paulo”, “Kosova Wine” me prodhime të verës, si dhe “Royal Rental Car”.

“Solidariteti dhe mbështetja e treguar nga bashkëkombësit dhe miqtë tanë këtu në Cyrih na jep vullnet të vazhdojmë betejën për uljen e shkallës së vdekshmërisë së foshnjave në Kosovë. Kontributi i gjithsecilit luan rol kyç në punën tonë dhe jemi falënderues të kemi një diasporë kaq aktive dhe me vullnet të palodhshëm për të mbështetur kauzën shqiptare’, tha Koordinatorja e Ngjarjes nga ‘Aksioni për Nëna dhe Fëmijë’”, tha Janine Mehmeti.

Të gjitha shitjet e biletave do të mbështesin programet e Fondacionit “Aksioni për Nëna dhe Fëmijë” në Kosovë, specifikisht në: furnizimin me pajisje mjekësore në Klinikat e Gjinekologjisë, Pediatrisë dhe Neonatologjisë, mbështetjen e dorëzimit të medikamentit Surfaktant për nevojën kombëtare, zhvillimin e sistemit të transportit neo-natal, zgjerimin e ‘Klasave për Nëna’ si dhe skrinimin e kancerit të qafës së mitrës.
Ngjarja u bë e mundur falë mbështetjes së shumë partnerëve vendorë si dhe ndërkombëtarë si “Solidar Suisse”, Fondacioni “Unë e Du Kosovën”, platforma AlbInfo.ch, kompania “Eurokoha”, si dhe platforma “Jamatu”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img