26,06,2024

Mbijetesa me paga të sektorit privat

Must Read

Familjet në Kosovë arrijnë ta sigurojnë mbijetesën me një pagë mesatare të sektorit privat, e cila llogaritet të jetë 350 euro. Por, gati dhjetëfishi i kësaj page nuk po u mjafton zyrtarëve shtetërorë që ta mbarojnë luksin e tyre.

Për t’i siguruar të hyrat familjare kosovarët nuk po e shohin bujqësinë si potencial për mbijetesë. Në burimin e të hyrave për ekonomitë familjare bujqësia zë vend vetëm me 3 për qind, nga 5 për qind sa kishte vlerën në vitin 2016.

Shifrat e publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) për vitin 2017 tregojnë se nga bizneset e tjera familjare kosovarët sigurojnë rreth 13 për qind të hyrat, nga 11 për qind sa arrinin në vitin 2016, shkruan “Zëri”.

Një pjesë të mirë të mbijetesës e sigurojnë edhe nga remitancat.

Të hollat e dërguara nga jashtë kapin 8-përqindëshin si burim i të hyrave për ekonomitë familjare në Kosovë, që krahasuar me ndihmat sociale i bie se janë dyfishuar.

Në këtë përmbledhje shifrash janë përfshirë edhe pensionet, nga të cilat kosovarët sigurojnë 12-përqindëshin e burimit të të hyrave, nga 11 për qind sa ishte në vitin 2016.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

1639 semimaturantë hyjnë në pjesën e parë të Testit të Arritshmërisë

Përfundimi i vitit shkollor në ciklin e arsimit fillor ka për qëllim që të testoj njohuritë e fituara gjatë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img