25,11,2024

Mbi tetë vjet burgim dhe 2.200 euro gjobë për vjedhje të rëndë

Must Read

Kaçanik, 19 prill 2021 – Gjykata Themelore në Ferizaj – Dega Kaçanik, ka shpall aktgjykim dënues ndaj të pandehurit J.B. A.H., Ç.L. dhe A.L.. shtetas të Republikës së Kosovës, Të akuzuar sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj për shkak të veprës penale të kryer në bashkëkryerje dhe vazhdim vjedhje e rëndë nga neni 315 paragrafi 1, nën paragrafi 1.1 lidhur me nenin 77 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK); veprën penale vjedhje e rëndë në tentativë nga neni 315 paragrafi 1, nën paragrafi 1.1, lidhur me nenin 77 nenin 28 të KPRK-së, veprën penale të kryer në bashkëkryerje cenimi i paprekshmërisë së banesave dhe objekteve nga neni 197 paragrafi 1 të KPRK-së.

Gjyqtari individual i Divizionit Penal Burim Çaka, pas mbajtës së shqyrtimit gjyqësor, dëgjimit të palëve, administrimit të të gjitha provave, të pandehurin J.B. për veprat penale si në aktakuzë e shpalli fajtor dhe i shqiptoi dënim unik burgimi në kohëzgjatje prej pesë (5) vjet dhe dënim me gjobë në shumë prej njëmijedyqind (1.200) euro; të pandehurin A.H. e shpalli fajtor dhe i shqiptoi dënim unik burgimi në kohëzgjatje prej një (1) viti e tridhjetë (30) ditëve dhe dënim me gjobë në shumë prej katërqind (400) euro; të pandehurin Ç.L. e gjykoi me dënim burgimi në kohëzgjatje prej një (1) viti e tridhjetë (30) ditëve dhe dënim me gjobë në shumë prej katërqind (400) euro; dhe të pandehurin A.L. me dënim burgimi në kohëzgjatje prej një (1) viti dhe dënim me gjobë në shumë prej dyqind (200) euro.

Të pandehurit akuzohen se gjatë vitit 2020 – 2021, në vazhdimësi dhe në bashkëkryerje, kanë kryer dymbëdhjetë (12) vjedhje të rënda, përkatësisht të pandehurit në vende dhe kohë të ndryshme kryesisht në shtëpi, lokale dhe ordinanca, pas marrëveshjeve paraprake në mes tyre, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore të kundërligjshme që vetës t’i sjellin dobi pasurore, me përdorimin e forcës dhe duke eliminuar pengesat, kanë arritur të vjedhin një televizor “Samsung”, cigare në vlerë prej treqind (300) euro dhe gjashtëdhjetë (60) euro para të metalta; tridhjetë (30) telefona të markave të ndryshme në vlerë prej dymijë (2.000) euro; një çantë ngjyre e zezë me vlerë të pa përcaktuar nga i dëmtuari, një palë rroba (trenerka) dhe stoli ari në vlerë prej njëqind (100)euro; një shumë të hollave të metalta prej 40-50 euro; një shumë të hollave të metalta prej 10-15 euro;  një (1) sef  të metaltë në vlerë prej pesëdhjetë (50) euro, një gotë në të cilën kanë qenë të vendosura dyqindegjatëdhjetepesë (265) euro; sasi të llojeve të ndryshme re cigareve dhe një sef të metaltë ku brenda kane qenë të vendosura shuma prej peqind (500) euro; tetëdhjetë litra vaj ushqimor me vlerë prej njëqind (100) euro, dymbëdhjetë (12) pako çaj nga një kg në vlerë prej shtatëdhjetepesë (75) euro, detergjent për rroba ku nuk është përcaktuar sasia dhe vlera; një sopatë dhe një toster vlera e pa-përcaktuar; një komplet thika dhe një palë këpucë; një lap-top  me vlerë prej dyqind (200) euro. 

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Verona Kryeziu, shpallet fituese e Festivalit “Kosovarja Këndon” 2024

Festat e Nëntorit nisëm me Festën e Këngës Popullore - edicionin e 52-të të Festivalit "Kosovarja Këndon" Me këngë shpirti,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img