19,05,2024

Mbi një kilometra rrugë do të asfaltohen në fshatin Nikadin

Must Read

Të enjten edhe zyrtarisht kanë filluar punimet në rregullimin e rrugicave të fshatit Nikadin të komunës së Ferizajt. Nga afër punimet i përcolli edhe numri një i qytetit të Ferizajt, Muharre Svarqa së bashku me bashkëpunëtoret e tij.

Kryetari Svarqa, me këtë rast vlerësoi se rregullimi i rrugicave dhe asfaltimi i tyre është shumë i rëndësishëm për banorët e këtij lokaliteti.

“Jemi sot në fshatin Nikadin në lagjen e Berishëve në pjesën periferike të këtij fshati që lidhet edhe me fshatin Varosh. Në këtë fshat do të ketë vetëm asfaltim të rrugicave pa ndonjë infrastrukture tjetër përcjellëse të cilat asfaltime kapin gjerësi të rrugëve sipas gjendjes në teren, gjashtë, pesë dhe katër metra të cilat rrugë do të jenë të rëndësishme për qarkullim më të mirë të automjeteve, por edhe të qytetarëve. Këto rrugë për fat të keq kanë qenë gati të panjohura për të gjitha pushtete e kaluara, dhe kjo tregon për një vëmendje, një ngritje të qeverisë komunale për asfaltimin e të gjitha rrugicave për të lehtësuar jetën e qytetarëve”, ka thënë kryetari Svarqa.

Kryetari Svarqa, gjatë këtij prononcimi për media, ka falënderuar edhe të gjithë stafin e tij për angazhimin e treguar në bashkëpunim edhe me Infrakosit, për vendosjen e laurave tek hekurudha e fshatit Nikadin.

“Këto laura për një kohë ku do të shërbejnë në këtë fshat deri sa të bëhet një zgjidhje përfundimtare, për shkak të asaj, sepse nga vendimi që kishte qenë kohë më parë i Ministrisë së Infrastrukturës, për ndërtimin e një nënkalimi tashmë kjo nuk ekzistojë, sepse në vend të nënkalimit i cili kap një kosto të madhe dhe ka vështërisë të qarkullimit të ujit aty, ndërsa tani vendimi është marr për mbi kalim, sipas vendimit të ministrit të Infrastrukturës, Lutfi Zharkut i cili ditë më parë ka bërë publik këtë vendim të ministrisë”, ka deklaruar kryetari Svarqa.

Ndërsa banorët e këtij fshati vlerësuan tejet lartë kontribuuan e Komunës së Ferizajt për rregullimin e rrugicave të këtij fshati.
U bë e ditur se fshatin Nikadin do të rregullohen mbi 1200 metra rrugë dhe kap një kosto prej 60 mijë eurosh.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjobë ndaj personit që bëri tejkalim në vijë të plotë, identifikohet kundërvajtja përmes dronit të policisë

Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor me datën 18.05.2024 rreth orës 16:35, në rrugën magjistrale Ferizaj-Viti, skatësisht në fshatin Gërlicë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img