
Javori pohon se pritjet për kontrolla janë irituese por se nuk ka zgjidhje tjetër për shkak se trajtimin në privat nuk arrin ta mbulojë “Jam me diabet që 5 a 6 vjet,isha ma heret, kam pritur 2 orë , tash edhe nja 3 orë qëtu jam tu prit, veq kurqysh kushtet e kqija.
Me insulina, herë gjejmë here jo, keq i kemi punët” Të tillë si Javori janë të gjithë këta persona që mbushin cdo ditë korridoret e kësaj klinke, e shumica prej tyre pohojnë se po presin për vizitë tek kariologu.
Të moshuar e shumica shoqërohen nga familjarë të rinjë të cilët presin në këmbë në vend të tyre për ta ruajtur rendin e vizitës.
Mirëpo as ulëset nuk janë të mjaftueshme dhe shumica presin në këmbë. Tollovinë në pitje në këto podrume e pohon edhe vet drejtori i klinikes, së kardiologjisë Basri Sejdiu.
Ai ka thënë se kjo po ndodh për shkak së në këto podrume janë të vendosura numër i madh i ambulancave specialistike./GazetaTribuna/