10,09,2025

Mbi dy mijë tiketa në trafik tri ditët e fundit

Must Read

Policia e Kosovës bënë të ditur se ky ligj do të kontribuoj në një siguri më të madhe në komunikacion.

“Policia e Kosovës apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të iu përmbahen rregullave që dalin nga ligji mbi komunikacionin rrugor ne mënyre që të iu shmangen  aksidenteve në trafik, e gjithashtu në këtë mënyre te kontribuojnë edhe për një siguri më të madhe për të gjithë pjesëmarrësit ne komunikacion.”

Ndërsa, njohësi i ekonomisë Arif Elshani, cmimet që burojnë nga ky ligj janë të papërballueshmë për qytetarët e vendit.

“Unë mendoj që ligji ka të mirat e veta, por ka edhe negativitetin e që për momentin ndoshta jemi duke u marrë me atë që gjobat janë aq të mëdha sa një punëtor i joni si në sektorin publik ashtu edhe atë privat e ka problem që ta ballafaqoj atë cmim”, u shpreh Elshani për Tribunachannel.

Për KMDLNJ-në efektet do të jenë në kundërshtim me të priturat nëse ky ligj mbetët i tillë sic është mund të ketë efektet afatshkurtra, por pasojat afatgjate.

“Ky ligj mund dhe do të rris korrupsionin e policëve të trafikur rrugor sidomos nëse kemi parasysh rrogat e ulta të policisë”, thuhet në deklaratën e KMDLNJ-së.

Implementimi i këtij ligji ka përqellim zvogëlimin e aksidenteve në trafik ku në vendin tonë janë të shpeshta. Me ligjin e ri gjobat për shkeljen e rregullave në komunikacion shkojnë deri në 900 euro. /Lajmi.net/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img