08,09,2024

Mbi 7 mijë e 500 kosovarë marrin leje pune në Gjermani

Must Read

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi ka bërë të ditur se bashkëpunimi Kosovë – Gjermani, rreth hapjes së tregut të punës në Republikën Federale të Gjermanisë, tani po jep rezultatet konkrete, ku 4 nga 5 aplikantë nga Kosova, po marrin leje pune në Gjermani.

Sipas të dhënave zyrtare thotë Abrashi,  vetëm deri më Gusht 2016, 9165 qytetarë të Republikës së Kosovës aplikuan për leje pune në Gjermani, dhe nga këto aplikime, përgjigje pozitive morën 7530. Ky zhvillim sipas tij, i ka kontribuar rënies, pothuaj në zero, të migrimit ilegal.

“Javën e ardhshme një delegacion Qeveritar i Kosovës do të qëndroj në Berlin, për marrëveshjen për ndihmë financiare, ku në funksion të nxitjes së punësimit në vend, edhe Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale do të përfitoj. Këto zhvillime pasqyrojnë marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve”, ka shkruar Abrashi në faqen e tij në Facebook.

Ai ka shtuar se megjithatë, synimi kryesor është hapja e vendeve të punës në Kosovë, por sipas tij ky punësim i përkohshëm, ndihmon në transferin e njohurive dhe shkathtësive, tejet të nevojshme për zhvillimin dhe avancimin e ekonomisë së Kosovës, posaçërisht tani kur vërejmë një prezencë të theksuar të investitorëve gjerman.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Sonte nis Festivali i Teatrove në Ferizaj, bashkon prodhimet teatrale shqiptare

Sonte do të fillojë Festivali i Teatrove në Ferizaj. Sivjet është edicioni i 54-t i cili do të hapet...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img