15,11,2024

Mbi 5 milion euro investime në Komunën e Ferizajt nga Ministria e Infrastrukturës vetëm gjatë këtij viti

Must Read

Të mekurën në Ferizaj edhe zyrtarisht kanë filluar punimet në rregullimin dhe asfaltimin e rrugës Prelez i Jerlive, Muhovc dhe Lloshkobare.

Në fillimin e këtyre punimeve morri pjesë edhe ministri i Infrastrukturës, Lufti Zharku, kryetari i Ferizajt, Muharrem Svarqa, zëvendësministra të Qeverisë së republikës së Kosovës, deputet të Kuvendit të Kosovës si dhe banorë të këtyre fshatrave.

Me këtë rast ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku ka thënë digasteri që ai drejton është shumë e interesuar që në Komunën e Ferizajt të bëjë edhe investime shumë më të madha. Ai tha se vetëm gjatë këtij viti në Komunën e Ferizajt, ka investuar mbi 5 milion euro në projekte të shumta infrastrukturore.

“Sot, jemi bashkë në Ferizaj me kryetarin Svarqa, me dy zëvendësministrat dhe strukturat e tjera, për inaugurimin e kësaj rruge, Prelez i Jerlive – Muhoc – Lloshkobare. Ky investim i Ministrisë së Infrastrukturës është në vlerë rreth 700,000.00 euro, ka një gjatësi rreth 4 kilometra dhe gjërësi prej 6 metrash. Përveç kësaj, ne do të vazhdojmë së shpejti edhe me rrugën tjetër Babush – Tërrn – Luboc – Koshare – Slivovë. Jemi duke bërë zgjerimin e rrugës ”Brahim Ademi” & Driton Islami”, ndërsa në vitin tjetër do të vazhdojmë edhe me shumë projekte të tjera. Qeveria do të vazhdojë të përkrah qytetin e Ferizajt në përmirësimin e infrastrukturës edhe në vitet e tjera”, ka thënë Zharku.

Ndërsa kryetari i Komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa falënderoi ministrin Zharku për investimet e bëra në këtë komunë nga Ministria e Infrastrukturës.

“Sa herë që fillojnë investime e reja në infrastrukturën e Ferizajt, për qytetarët e kësaj ane dhe për mua si kryetar i Ferizajt është një moment gëzimi. Qeveria e Republikës së Kosovës po tregon një vëmendje më të madhe për qytetin tonë në raport me të gjitha qeverisjet e kaluara. Me investimet e bëra po mundësohet qarkullimi më i mirë i qytetarëve duke ndihmuar në zhvillimin e përgjithshëm të komunës sonë. Kjo rrugë, e cila lidh dy magjistralet është e një rëndësie të veçante sepse do të lehtësojë komunikacionin për qytetin tonë”, ka thënë kryetari Svarqa, duke theksuar se gjatë viteve në vazhdim kjo ministri do të përkrah Komunën tonë edhe në projekte të tjera.

Ministria e Infrastrukturës do të realizojë edhe projektin e asfaltimit të rrugës Babush – Tërrn – Luboc – Koshare – Slivovë.

Sipas memorandumit për financim të projekteve të nënshkruar nga Ministri Zharku dhe kryetari Svarqa, në Ferizaj do të realizohen edhe këto projekte:

1. Ndërtimi i unazës së jashtme në Ferizaj (Prelez i Jerlive, Kosinë, Llojzë – Dramjak – Nerodime);

2. Ndërtimi i nënkalimit për automjete (te hekurudha), në fshatin Varosh;

3. Zgjerimi i rrugës Komogllavë – Tërstenik – përmes lagjes Qarkosh (Ferizaj – Viti)

4. Asfaltimi i rrugës Greme – Burrnik – Gaçkë (Ferizaj – Shtërpcë)

Projektet e përfunduara në këtë vit, të financuara nga Ministria e Infrastrukturës në komunën e Ferizajt janë:

• Ndërtimi i nënkalimit në fshatin Sojevë;
• Asfaltimi i rrugës Ferizaj – Nerodime (Ura e Islamit) – Jezerc;
• Ndërtimi i rrugës “Mushtisht-Budakovë-Jezerc“;
• Asfaltimi i rrugës “Besim Ndrecaj” kazerma e FSK-së – Epopeja e Jezercit;

Ndërsa në realizim e sipër është projekti, i zgjerimit të rrugës ”Brahim Ademi” & Driton Islami”.

14799742_10208944579790057_1704750862_o-1

14795788_10208944625351196_392073104_o 14803282_10208944581390097_396665050_o

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Erion Veliaj: Ferizaj dhe miku im, Agim Aliu i bashkohen “Paradës së Shqiptarëve” më 28 Nëntor në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”  

Bashkia e Ferizajt është e para që i është bashkuar “Paradës së Shqiptarëve” që do të mbahet në Tiranë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img