Ferizaj.13.10.2017. Gjatë pasdites së sotme në fshatin Greme, filloi asfaltimi I rrugicave në këtë fshat.
Nga afër punimet në rregullimin dhe asfaltimin e këtyre rrugëve, i ka ndjekur edhe numri një i qytetit të Ferizajt, Muharrem Svarqa. Ai theksoi se asfaltimi i këtyre rrugicave ka rëndësi të madhe për banorët e këtij lokaliteti.
“Cikli i investimeve në fshatin Greme është njëri ndër ciklet më të rëndësishme të investimeve në përmbyllje të këtij mandati të asfaltimit të 16 rrugicave në një projekt ë komunës që kushton afër 250 mijë euro me një gjatësi prej 5 kilometra, të cilat investime, po përmbyllen në mënyrën më të mirë të mundshme pas një rregullimi të bazës së këtyre rrugëve dhe një shkalle të lartë të ngjeshmërisë. Unë jam i lumtur që banorët e fshatit Greme si njëri ndër vendbanimet më të mëdha të zonave rurale, sa i takon numrit të banorëve, por edhe koncentrimit të bizneseve të veçanta siç janë ato të përpunimit final të drurit që po vihen në shërbim të rrugëve edhe për qarkullim të tyre, por edhe për përshpejtim të plasimit të produkteve të tyre në tregun e Ferizajt dhe të Kosovës, sepse bizneset gjithmonë përfitojnë nga rrugët e asfaltuara dhe infrastruktura tjetër përcjellëse”, është shprehur kryetari Svarqa.
I pari i Ferizajt, ka falënderuar banorët e këtij lokaliteti edhe për bashkëpunimin e treguar në rregullimin dhe asfaltimin e rrugëve.
“Unë i falënderoje banorët e fshatit Greme dhe duke i uruar në të njëjtën kohë, për gjithë bashkëpunimit racional që kanë pasur me komunën në këto katër vite, dhe të cilët shpesh një numër të pronave të tyre ne segmente te caktuara në sipërfaqe jo të vogla, i kanë venë në shërbim të realizmit të këtyre projekteve pa asnjë kompensim”, ka thënë kryetari Svarqa.
Edhe banorët e fshatit Greme kanë falënderuar komunën dhe kryetarin Svarqa, për asfaltimin e rrugëve të tyre. Ata thanë se gjatë këtyre katër viteve Gremja ka pasur përfitime të shumta të infrastrukturës.
U bë e ditur se shumë shpejt do të përmbyllen investimet sa i përket instalimit të rrjetit të ujësjellësit, dhe shumë shpejt pritet të bëhet edhe inaugurimi i ujësjellësit.