27,07,2025

Mbi 220 mijë euro investime orientohen në fshatin Surqinë të komunës së Ferizajt

Must Read

Ferizaj.29.05.2017 . Në fshatin Surqinë të komunës së Ferizajt sot kanë nisur një projekt i rëndësishëm infrastrukturor i cili do të përmirësojë jetën e banorëve të këtij lokaliteti. Bëhet fjalë për asfaltimin e disa rrugicave të fshatit që do të mundësojnë një qarkullim më të mirë drejt qytetit por edhe fshatrave përreth.

Në fillimin e këtyre punimeve kryetari i komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa tha se Surqina për një kohë të gjatë ishte harruar nga pushtetet, por tani me projektet e reja po tentohet përmirësimi i kushteve të cilat do të ndikojnë që të mos braktiset fshati

“Tash në këtu po mundohemi të kthejmë mënyrën e mirë të jetës dhe t’i eliminojmë të gjitha shkaqet e migrimit fshat –qytet përmes investimeve që po bëhen .
Ne po nisim të asfaltojmë rrugicat e fshatit në gjatësi mbi 3 kilometra dhe në gjerësi prej 6 metrash , standard tashmë i njohur e i aplikuar në komunën e Ferizajt si dhe trashësi prej 8 centimetrave e cila shtresë do të mundësojë edhe qarkullimin e automjeteve të rënda. Sepse në këtë fshat do të shtohen nyje të reja qarkullimi edhe nga investimet që po bëhen nga Ministria e Infrastrukturës nga projekti që do të realizohet e që do ta lidh periferinë e fshatit Surqinë me Prelezin i Muhaxherve dhe fshatin Papaz ,një projekt ky që është në fazën përfundimtare me të cilin ne e kemi përfituar dhe së shpejti do t’i realizojmë procedurat e tenderimit
Investimet për këtë lokalitet në kuadër të këtij projekti kapin shumën rreth 220 mijë euro dhe janë mjaft të rëndësishme dhe mjaft të dobishme për të gjithë banorët e veçanërisht për nxënësit të cilët do ta kenë me të lehtë lëvizjen e tyre drejt shkollës e mjediseve të tjera”, ka deklaruar kryetari Svarqa.

Edhe banorët e fshatit Surqinë i kanë mirëpritur investimet e komunës në fshatin e tyre. Thanë se asfalti ka qenë një ëndërr për disa shtëpi në periferi.

“ Vërtet kemi qenë të izoluar prandaj është mjaft i rëndësishëm ky projekt . Disa shtëpi e kanë pasur mjaft larg asfaltin dhe lëvizjen e kufizuar në kushte jo të mira atmosferike, ndërsa tash jemi të gjithë barabartë” deklaroi me këtë rast Flamur Llabjani banor i fshatit Surqinë.

Punimet në këtë projekt është duke i kryer operatori ekonomik “Berisha Kompani”. U bë e ditur fshati Surqinë ka mbi 600 banorë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Bibaj të Ferizajt, lëndohet një person

Një aksident mes dy veturave ka ndodhur sot në fshatin Bibaj të Ferizajt, ku si pasojë një person është...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img