02,05,2024

Mbi 2 milionë euro për asfaltimin e rrugëve rajonale në Ferizaj

Must Read

Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku dhe kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, nënshkruan Memorandumin e mirëkuptimit për financimin e gjashtë projekteve infrastrukturore në komunën e Ferizajt, njofton kumtesa ministrore.

MI-ja do të financojë realizimin e asfaltimit të rrugëve Sazli – Prelez i Muhaxherëve në vlerë prej 400,000 €, Sojevë – Mirosalë – Pojatë – Softaj në vlerë prej 400,000 €, Rahovicë – Kishnapole në vlerë prej 600,000 €, Pleshinë – Kashtanjevë në vlerë prej 1,000,000 €, Talinoc i Muhaxherëve në vlerë prej 200,000 € dhe ndërtimin e rrugës Bibaj (Kyqja R6) – Driton Islami (N2) në vlerë prej 400,000 €.

Me këtë Memorandum, MI-ja obligohet të sigurojë mjetet financiare për realizimin e projekteve, ndërsa, Komuna e Ferizajt obligohet të sigurojë kushtet e nevojshme për realizimin e projekteve për operatorët ekonomik, të kryejë procedurat e tenderimit të këtyre projekteve, të caktojë komisionin e vlerësimit, projekt-menaxherin, si dhe komisionin për inspektimin final të punimeve, në të cilin do të marrë pjesë një anëtar i MI-së.

Komuna obligohet që të siguroj kushtet e nevojshme, që projekti të realizohet pa pengesa brenda afatit të caktuar, në përputhje me ndarjet buxhetore dhe me kualitet të lartë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia rajonale e Ferizajt konfiskon motoçikleta dhe skuter pa dokumentacion të rregullt

Policët e Komunikacionit Rrugor dhe polcicët e stacionit të Ferizajt sot kanë zbatuar planin operativ " Motoçikleta dhe Trotineti...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img