25,11,2024

Mbetet ora policore, hapet gastronomia – këto janë masat që pritet t’i miratojë sot Qeveria

Must Read

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme do të diskutojë rreth masave të reja COVID-19. Nga masat aktuale do të mbetet kufizimi i lëvizjes, ndërkaq do të hapen gastronomia dhe qendrat tregtare, shkruan Gazeta Express

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, sot do të ia propozojë kabinetit qeveritar masat e reja anti-Covid.

Sipas këtij propozimi, shërbimet e gastronomisë do të lejohen të zhvillojnë aktivitetin e tyre në përputhje me udhëzuesin e përkohshëm për aplikimin a masave për parandalimin dhe luftimin e COVID – 19 në sektorin e gastronomisë, përmes së cilit vendosen masa për respektimin e distancës në mes të tavolinave dhe përcaktimit të numrit maksimal të personave të lejuar për metër katror.

Qendrat tregtare do të jenë të obliguara të zhvillojnë veprimtarinë duke respektuar me përpikëri masat sipas udhëzuesit të veçantë për qendrat tregtare.

Po ashtu, propozohet që institucionet publike dhe private të arsimit të vazhdojnë aktivitetin e tyre në mënyrë të rregullt sipas udhëzuesit të përkohshëm për aplikimin a masave për parandalimin dhe luftimin e COVID – 19 në institucionet e arsimit të të gjitha niveleve.

Ndërkaq kufizimi i orarit të lëvizjes propozohet të mbetet në fuqi sipas rekomandimit të IKSHPK-së.

Ndryshe, më 5 prill Qeveria e Kosovës ka miratuar masat e propozuara nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, të cilat kanë hyrë në fuqi nga data 7 prill.

Me këto masa të cilat janë të vlefshme deri më 18 prill, është ndaluar pjesërisht gastronomia, duke u lejuar vetëm shërbimet “merr me vete” dhe me dërgesë.

Po ashtu, qendrat tregtare dhe fitneset kanë qëndruar të mbyllura për 12 ditë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Verona Kryeziu, shpallet fituese e Festivalit “Kosovarja Këndon” 2024

Festat e Nëntorit nisëm me Festën e Këngës Popullore - edicionin e 52-të të Festivalit "Kosovarja Këndon" Me këngë shpirti,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img