13,09,2025

Mbështeten me pajisje, 55 kultivues të perimeve

Must Read

Mbështetja për bujqit e fermerët po ndodh si asnjëherë më parë nga qeverisja lokale, përkatësisht Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë.

Në vazhdën e kësaj mbështetje, sot u shpërndanë 55 spërkatëse të 45 litrave për kultivuesit e perimeve në serra dhe jashtë tyre, ku prezent ishte edhe drejtori i Bujqësisë dhe Pylltarisë, Burim Bajrami.

Ndër përfituesit kryesor në këtë kontigjent është shkolla e mesme profesionale bujqësore “Zenel Hajdini” të cilëve natyrisht do t’i ndimoj në punën praktike të kryer nga nxënësit.

Drejtori Bajrami tha se kjo mbështetje fuqizon kultivuesit e perimeve, lehtëson dukshëm veprimtarinë e tyre si dhe ndihmon në ngritjen e cilësisë së produkteve të kultivuara. Ai shtoi se Drejtoria që udhëheq, do të vijoj me mbështetje të tillë, duke intensifikuar ato, me qëllim krijimin e lehtësirave për zhvillimin e veprimtarisë bujqësore në Ferizaj.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Në fshatin Stubëll të Poshtme u vendos gurthemel i kompleksit memorial kushtuar heroit të Kosovës, Rexhep Bislimi

Nën patronatin e kryetarit të komunës së Vitisë, Sokol Haliti, dhe në bashkëpunim me familjet e dëshmorëve dhe organizatat...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img