10,09,2025

Mbahet turniri i karatesë ‘’Kupa e Kastriotit’’

Must Read

Ferizaj.14.10.2017. Klubi i karatesë “Kastrioti” në Ferizaj, për herë të dytë ka organizuar garën ndërkombëtare të karatesë, ku në të morën pjesë mbi 300 sportistë të rajonit. Kjo garë e cila u zhvillua në ambientet e sallës “Bill Clinton” në Ferizaj, u tha se pretendohet të bëhet tradicionale.

“Kjo garë është në kalendarin e rregullt të federatës, mirëpo ne pretendojmë që do të fusim këtë garë në nivel evropian. Sot marrin pjesë garues nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Shqipëria. Gara po rrjedh shumë mirë, aktiviteti po ecën ashtu siç e kemi planifikuar dhe mendoj që do të jetë një shembull dhe simbol i mirë për qytetin”, tha Raif Musa nga klubi ‘’Kastrioti’’.
Kryetari i Federatës së Karatesë në Kosovë Ismet Krasniqi, tha se ky sport ka traditë në Ferizaj.

“Ky organizim duket që është shumë i mirë, përkrahjen e federatës e ka çdo klub i Kosovës që dëshiron të organizoj turnire të tilla. Ky është turneu i dytë i këtij lloji që organizohet nga klubi i Ferizajt dhe shpresoj se do të vazhdoj edhe më tutje. Mendoj se çdo garë që ndodhë ne Kosovë është në favor të sportit, të karatesë, sepse këta garues marrin përvojat e tyre në luftat dhe kada”, tha Krasniqi.

Ndërkaq, për trajnerin e kombëtares së Kosovës në karate, kjo garë tregon që Ferizaj dhe ky vend në përgjithësi e donë sportin dhe zhvillimin e tij.

“Çdo turnir që mbahet në Kosovë është pikë pozitive, do të thotë sa më shumë që mbahen aktivitete të mira është në progres për sportistët e këtij sporti. Me këtë tempo çfarë është tani besoj që karateistët e Kosovës do të kenë shumë suksese edhe në arenën ndërkombëtare”, tha Fehmi Mahalla.

Në këtë turnir të quajtur “Kupa e Kastriotit”, kupa morën fituesit e vendeve të para të secilës kategori, ku në të janë përfshirë rreth 80 kategori.
Kjo garë ndërkombëtare e karatesë në Ferizaj, është mbajtur me buxhet vetjak të klubeve dhe prindërve, transmeton Televizioni Tema.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img