16,11,2024

Mbahet takimi me moton “Moment reflektimi i zinxhirit institucional” në kuadër të javës për të drejtat e viktimave të krimit

Must Read

Ferizaj, 25 Tetor 2022– Nën organizimin e Zyrës së Prokurorit të Shtetit, sot, në Ferizaj është mbajtur takimi në kuadër të javës për të drejtat e viktimave të krimit, me moton “Moment reflektimi i zinxhirit institucional”.

Në këtë takim të udhëhequr nga Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, z.Shukri Jashari, të pranishëm ishin edhe prokurorë nga kjo prokurori, gjyqtar nga Gjykata Themelore në Ferizaj,përfaqësues nga Policia e Kosovës në Ferizaj, zyrtarë nga Zyra për Mbrojtjen dhe Ndihmë Viktimave (ZMNV), përfaqësues nga Qendra për Punë Sociale dhe nga shoqëria civile.

Gjatë këtij takimi, në fjalën e tij, Kryeprokurori Jashari theksoi se java për të drejtat e viktimave të krimit ka për qëllim që të i bëjë sa më të zëshme të drejtat e viktimave të krimit të cilat garantohen me kushtetutë dhe akte ligjore dhe theksoi se Prokurori i Shtetit, ndër vite dhe në mënyrë të vazhdueshme është angazhuar me të gjitha kapacitetet që ka në dispozicion për mbrojtje dhe ndihmë të këtyre viktimave.

Po ashtu, Kryeprokurori Jashari, kërkoi që këto viktima të krimit të trajtohen me profesionalizëm duke respektuar të drejtën e tyre për siguri dhe dinjitet.

 “Fokusi i yni mbetet gjithmonë ndjekja penale dhe ndëshkimi i drejtë dhe me kohë i kryerësve të veprave penale, në atë mënyrë që sado pak të i’u kthehet dinjiteti këtyre viktimave dhe të i’u ndihmojmë në rimëkëmbjen e tyre” tha Kryeprokurori Jashari.

Ndërsa, edhe të pranishmit tjerë në këtë takim, gjatë fjalës së tyre përmenden punën e institucioneve përkatëse që vazhdon të bëhet lidhur me trajtimin e këtyre rasteve.

Po ashtu, u diskutuan edhe sfidat që paraqiten në përditshmëri gjatë trajtimit të rasteve të kësaj natyre dhe pati rekomandime të ndryshme me qëllim të përmirësimit dhe daljes në ndihmë viktimave të krimit.

Në fund të takimit, Kryeprokurori Jashari falenderoi të pranishmit duke përmendur faktin se Prokurori i Shtetit ofron bashkëpunim të vazhueshëm për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës dhe mbetet i përkushtuar në luftimin dhe prandalimin e veprave të ndryshme penale. 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Erion Veliaj: Ferizaj dhe miku im, Agim Aliu i bashkohen “Paradës së Shqiptarëve” më 28 Nëntor në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”  

Bashkia e Ferizajt është e para që i është bashkuar “Paradës së Shqiptarëve” që do të mbahet në Tiranë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img