Gjatë ditës së sotme është mbajtur takim konsultativ për projekt-Strategjinë e Turizmit të Komunës së Ferizajt për vitin 2023-2027.
Hapjen e këtij takimi e ka bërë drejtori i Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit Balton Dërguti, i cili ka thënë se hartimi i kësaj strategjie është bërë në bashkëpunim edhe me grupin punues, të cilët kanë punuar me përkushtim shumë të madhe, ne mënyre që të jetë një strategji shumë moderne dhe ti plotësojë nevojat dhe kërkesat edhe të qytetarëve, bizneseve, por edhe shoqatave bjeshkatare.
“Për këtë strategji kemi punuar muaj të tërë në bashkëpunim me grupin punues dhe tashmë e kemi pjesën e fundit të takimit konsultativ me qytetarë, dhe ky dokument do të dal edhe në votim për Kuvend. Kjo strategji do të jenë një dokument final i komunës me të cilin edhe do të funksione. Poashtu falënderojë të gjithë ata që kanë punuar në hartimin e këtij dokumenti”, ka thënë drejtori Dërguti.
Prezantimin e Projekt-Strategjisë së Turizmit të Komunës së Ferizajt për vitin 2023-2027, e ka bërë profesori Hysen Sogojeva. Ai ka thënë se ky dokument është shumë i rëndësishëm për Komunën e Ferizajt. Tutje është shprehur se duke parë edhe strategjitë tjera të cilat janë përfunduar, sipas tij, kjo do të jetë njëra ndër strategjitë më të mira, sepse nga kjo strategji kanë dal mbi 50 projekte e këto projekte do të jenë për katër vite, e për katër vite turizmi do të ecë shumë para.
Në këtë takim konsultativ, nga të pranishmit u dhanë edhe ide të ndryshme, në mënyrë që të hyn në këtë projekt-strategji të turizmit.
Në fund është bërë edhe prezantimi i Hartës Turistike e cila është në përfundim e sipër për Komunën e Ferizajt.