19,11,2024

Mbahet sesioni informues i skemës së granteve “Programi i Zhvillimit Rajonal të Balancuar”

Must Read


Ferizaj.14.02.2018.
Ministria e Zhvillimit Rajonal e Republikës së Kosovës, gjatë këtij viti ka ndarë 1.4 milionë euro për përkrahjen e zhvillimit të sektorit privat në Kosovë, me qëllim të krijimit të vendeve të reja të punës.

Pikërisht për këtë qëllim, gjatë ditës së sotme është mbajtur edhe një sesion informues i skemës së granteve me titull “Programi i Zhvillimit Rajonal të Balancuar” të lansuar nga kjo ministri.

Sipas Agim Zekës, menaxher i projekteve në Agjensionin për Zhvillim Rajonal – Lindje, kjo ministri ka paraparë që kjo skeme e granteve të ndahet në tri kategori. “Në kategorinë e parë janë bizneset fillestare të rinjtë dhe të rejat të pa punë që kanë ndonjë ide biznesi dhe ata në këtë fazë, nuk kanë të drejtë regjistrim të biznesit, por thjesht mund të aplikojnë dhe në fazat e më vonshme i regjistrojnë ato. Grantet për këtë kategori mund të jenë nga 2 mijë deri në 5 mijë euro, në kategorinë dytë të drejtë aplikimi kanë bizneset ekzistuese, por që janë më të reja se dy vite, ato mund të aplikojnë për grante nga 5 mijë deri në 10 mijë euro, ndërsa bizneset më të vjetra se dy vite mund të kenë shumë e granteve nga 10 mijë deri në 20 mijë euro”, ka thënë Zeka.

E nga ana tjetër drejtori i Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, Zekir Bytyqi, e ka vlerësuar tejet lartë këtë sesion informues. Sipas tij interesimi është mjaft i madh dhe kjo dëshmon se qyteti i Ferizajt, ka nevojë për grante të tilla. “Ferizaj njihet si qytete i ndërmarrësisë dhe këto grante janë shumë të mirë se ardhura për qytetin tonë, për bizneset aktuale, por edhe për bizneset që pritet të zhvillohen në të ardhmen. Përmes këtyre granteve pritet të bëhet edhe zvogëlimi i papunësisë dhe krijimi i vendeve të reja të punës me theks të veçante tek të rinjtë”, ka thënë Bytyqi.

U bë e ditur se të drejtë aplikimi kanë të gjitha kategoritë biznesore, duke përjashtuar sektorin e tregtisë, bujqësisë dhe sektorin e ndërtimtarisë, ndërsa kategoritë tjera prodhuese, përpunuese kanë të drejtë aplikimi, por vëmendje më e veçante pritet që t’i kushtohet ideve inovative.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img