01,12,2025

Mbahet punëtori me anëtarët e rijnë të Kuvendit të Komunës

Must Read

Organizuar nga Misioni i Kosovë i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), këtë të hënë është mbajtur një punëtori me anëtarët e rijnë të Kuvendit Komunal. Temë kryesore e kësaj punëtori ishte se si të bëheni një anëtar efektiv i Kuvendit Komunal dhe te kryeni detyrat dhe përgjegjësitë gjatë mandatit katër vjeçare.

Në këtë punëtori janë diskutuar edhe temat rreth detyrave dhe përgjegjësive të anëtarit të Kuvendit Komunal për të siguruar përputhshmërinë me kornizën ligjore dhe parimet e qeverisjes së mirë, me fokus të veçantë në rolin mbikëqyrës, përmbushjen e kritereve ligjore të ndërlidhura me procesin e zhvillimit të buxhetit, barazinë gjinore dhe mekanizmat e pjesëmarrjes dhe përfaqësimit të komuniteteve.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj nderon 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit, Pavarësisë dhe të gjithë Dëshmorëve të Kombit

Ferizaj sot u bashkua me mbarë kombin shqiptar në shënimin e 28 Nëntorit, ditës më të rëndësishme të historisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img