Me rreth 50 biznese te pranishme, sot u mbajt “Panairi i Punës” 2022 në Ferizaj.
Rreth 200 vende të lira pune, sot ofruan bizneset në Panairin e Punës, i cili u organizua nga Komuna e Ferizajt, Agjencia e Punësimit Ferizaj si dhe u mbështetet nga Qeveria Gjermane përmes projektit “Fit for Jobs”.
Drejtori i Zhvillimit Ekonomik ne Ferizaj Balton Dërguti tha se për punëkërkuesit – Panairi i Punës është vendi i cili ofron informata për mundësitë e punësimit dhe praktikës në punë, dhe informata për trajnime e aftësime profesionale.
Për kompanitë dhe organizatat – Panairi i Punës është vendi ku mund të shpallin vendet e lira të punës apo praktikës në punë dhe mundësi e mire për t’i plotësuar vendet e lira te punës, tha ndër te tjera Dërguti.
Në hapje të këtij panairi ishin te pranishëm edhe përfaqësues të GIZ-it Gjerman dhe Agjencisë për punësim në Ferizaj të cilët e vlerësuan lart rendësin e këtij panairi.




