11,09,2025

Mbahet mbledhja e Kuvendit të Komunës së Ferizajt

Must Read

Ferizaj.31.10.2016. Të hënën është mbajtur mbledhja e njëmbëdhjete për këtë vit e Kuvendit të Komunës së Ferizajt, me c’rast janë diskutuar pika të shumta të rendit të ditës.

Me këtë rast kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Faruk Guri ka prezantuar në mënyrë detaje të gjitha pikat e rendit të ditës që ishin përgatitur për këtë mbledhje.

Por në fillim të mbledhjes së Kuvendit të Ferizajt, kryetari i Komunës, Muharrem Svarqa, përkrahu futjen në rend dite të dy propozimeve të anëtarëve të Komitetit për politikë dhe financa. U shpreh pro ndarjes së një parcele për ngritjen e shtatores së heroinës së kombit, Hyrë Emini si dhe i gatshëm të veprojë në bazë të vendimeve që nxjerr Kuvendi për fabrikën e riciklimit të gomave në fshatin Mirosalë, për të cilën tha se po vepron në ilegalitet duke dëmtuar shëndetin e qytetarëve.

Më pastaj Kuvendi komunal i Ferizajt miratoi draft strategjinë për informim dhe komunikim të komunës për periudhën 2016 – 2018, ndryshimet e propozuara nga INPO dhe dy propozimet e medieve për implementimin e politikave preferenciale ndaj operatorëve kabllorë. Përfaqësuesi i transmetuesve të licencuar televizivë të Ferizajt, Visar Hoti propozoi që qeveria e Ferizajt të nis realizimin e këtyre politikave ndaj operatorëve kabllorë, për të futur televizionet lokale me pozicionim numerik nga 3 deri në 10.

Grupet kuvendore përkrahën fuqishëm këtë kërkesë të transmetuesve televizivë të Ferizajt, duke e votuar të gjithë njëzëri.
Në punimet e kësaj seance, Kuvendi komunal i Ferizajt diskutoi dhe miratoi edhe ndryshimet e draftstatutit të Qendrës kryesore të Mjekësisë familjare në Ferizaj, mori vendim për shpalljen në interes të përgjithshëm të dy ngastrave kadastrale njërën në fshatin Pleshinë dhe njërën ne Ferizaj.

U more vendim po ashtu që të bëhet shpërndarja e druvë të zjarrit për familjet skamnore, vendim për shfuqizimin e vendimit 01. Nr 22 të datës 25.07. 2008 të Kuvendit të Komunës.

Po ashtu u morr vendim edhe për plotësimin e këshillit komunal për siguri në bashkësi, si dhe u dha një informate e detajuar lidhur me raportin financiar janar-shtator të këtij viti.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img