30,04,2024

Mbahet mbledhja e KPF-së, dërgohen 24 pika për diskutim në Kuvend

Must Read


Ferizaj.03.03.2017.
Të premten në Ferizaj, kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Faruk Guri, ka mbledhur anëtaret e Komitetit për Politikë dhe Financa, me ç’rast kanë mbajtur mbledhjen e dytë të këtij viti.
Në këtë mbledhje është diskutuar për 24 pika të rendit të ditës, ndërsa gjerë e gjatë është diskutuar sa i përket propozim – vendim për rishqyrtimin e vendimit te datës 01 nr.16 (Vendim hapjen e shqyrtimit publik për Planin Zhvillimor Komunal). Nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Xhavit Zariqi dhe drejtori i urbanizimit, Faik Grainca kanë dhënë të gjitha sqarimet e nevojshme sa i përket këtij plani.
U diskutua edhe për propozim-vendimin për destinimin e rritjes së të hyrave vetanake të vitit 2016, propozim – vendimin për bartjen e mjeteve nga viti 2016 në vitin 2017.
Në mbledhjen e Komitetit për Politikë dhe Financa, po ashtu është diskutuar edhe për propozim – vendimin e Kuvendit të Komunës për miratimin paraprak të vendimin për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të parcelave Nr.P – 72217056 – 00493 – 0, dhe Nr.P – 72217056 – 00494 – 0.
Është diskutuar edhe për shkëputjen e tri kontratave për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të pronave komunale. Për shkëputjen e kontratës për Elfete Bislimin, Florim Reçicën, për Lulzim Tashollin si dhe për propozim-vendimin për anulim të përsëritshëm për Hajdin Rishitin.
Gjerë e gjatë i bisedua edhe për propozimin për aprovimin e ofertës-raporti i komisionit për dhënien në shfrytëzim për konkursin e datës 14 nëntor të vitit të kaluar si dhe për propozim për aprovim të ofertës – raporti i komisionit për dhënien e tokave në shfrytëzim për konkursin e datës 17 dhjetor 2016 .
Anëtarët e KPF-së kanë diskutuar për propozim- vendimin për destinim të pjesës së ngastrës kadastrale 49-0 Z.K. Sazli, propozim- vendimin për destinim të pjesës së ngastrës kadastrale 467-0 Z.K. Papaz.
Po ashtu u bisedua edhe propozim- vendimin për dhënien në partneritet publiko-privat për parking publik P-72217092-01749-1, propozim- vendimin për dhënien në partneritet publiko-privat për parking publik P-72217092-01746-0, propozim- vendimin për dhënien në partneritet publiko-privat për stacionin e autobusëve dhe trafikut urban, objekti për kategoritë të dalura nga lufta dhe rasteve tjera për lagjen e tyre si dhe qendra tregtare. Po ashtu u diskutua edhe për propozim për Kuvendin e Komunës për miratimin paraprak të Vendimit për dhënien në shfrytëzim afat gjatë të parcelave P-72217011-01708-2.
U bë e ditur se mbledhja e Kuvendit të Komunës së Ferizajt, do të mbahet me 9 mars duke filluar nga ora 10:00.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img