18,11,2024

Mbahet mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa, diskutohen shpronësimet e uzurpimet

Must Read

Kryesuesja e Kuvendit të Komunës, Kristina Gashi-Bytyqi, këtë të hënë ka mbajtur mbledhjen e pestë të Komitetit për Politikë dhe Financa. Në këtë mbledhje janë diskutuar  7 pika të rendit të ditës që kanë të bëjnë me shpalljen e interesit të përgjithshëm të disa ngastrave kadastrale.

Drejtori i Pronës, Gjeodezisë dhe Kadastrit Sabri Murseli, ka bërë këto propozim vendime për shpalljen e interesit të përgjithshëm të këtyre ngastrave kadastrale 489-7 të zonë kadastrale në Ferizaj, të zonës kadastrale në Tërrn 1097-0 si dhe propozim-vendimi për ngastrën kadastrale 729-0 në Nekodim.

Poashtu u diskutua edhe propozim-vendimi për zonat  kadastrale 403-0 në Babush të Serbëve, të zonës kadastrale 1990-0,  të zonës kadastrale 01974-0 në Mirosalë si dhe të zonës kadastrale 499-0 dhe 760-0 në Dremjak.

Në këtë mbledhje janë shtuar edhe dy pika shtesë sa i përket këmbimit të pronës komunale.

Këto pika të rendit të ditës do të diskutohen në mbledhjen e Kuvendit të Komunës që do të mbahet me 18 qershor duke filluar nga ora 10:00.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img