28,11,2025

Mbahet mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa

Must Read

Kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Kristina Gashi Bytyçi, paraditen e sotme ka mbajtur mbledhjen e Komitetit për Politikë e Financa.

Në këtë mbledhja është diskutuar për raportin vjetor të vitit 2018 të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, por edhe propozim-vendimi për miratimin e planit vjetor të punës së Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB). Në pika të shkurtra është diskutuar edhe propozim-vendimi për plotësimin e ndryshimin e Rregullores për Dhënien e Dekoratave 01 Nr.27 të datës 31.03.2015.

Është diskutuar po ashtu edhe për propozim vendimin për miratimin e Draft Rregullores për përcaktimin e orarit të punës së veprimtarive afariste dhe veprimtarive tjera në territorin e Komunës së Ferizajt.

Në këtë mbledhje u diskutua edhe raporti financiar për periudhën janar-mars 2019, por u vendos që gjerë e gjatë të diskutohet në mbledhjen e Kuvendit të Komunës.

U diskutua po ashtu edhe propozim-vendim për anulimin e vendimit të KK-së 01 Nr. 22 të datës 28.02.2019, si dhe për raportin e punës për vitin 2018.

Mbledhja e Kuvendit të Komunës do të mbahet me datën 30 prill duke filluar nga ora 10:00.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizajasi Leard Sadriu drejt hapit të madh në karrierë, arrin marrëveshje me skuadrën gjermane

Leard Sadriu pritet të largohet nga futbolli rumun vetëm pas gjashtë muajsh qëndrimi te FC Arges, duke qenë gati...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img