Këtë të hënë Kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Kristina Gashi-Bytyqi, ka ftuar anëtarët e KPF-së për mbajtjen e mbledhjes së dytë të rregullt të këtij komitetit. Në këtë mbledhje i pranishëm ishte edhe nënkryetari i komunës Arton Gavazi.
Në këtë mbledhje janë diskutuar dy propozim-vendime për rishqyrtim ai me nr.01.Nr.14 si dhe 01.Nr.109. Këto rishqyrtime erdhën në bazë të asaj të cilat janë miratuar më parë ndërkaq është dashur të ndryshohen.
Drejtori i Pronës, Gjeodezisë dhe Kadastrit Sabri Murseli në këtë mbledhje ka bërë edhe propozim-vendimin për shpalljen e interesit të përgjithshëm të pjesëve të ngastrave kadastrale 57-1,57-2,62-0,63-0,152-0 Zona Kadastrale në Sazli dhe pjesëve të ngastrave kadastrale 260-0, 259- 1 të zonës kadastrale në Papaz.
Poashtu, drejtori i Sabri Murseli ka bërë edhe propozimin për shpalljen e interesit të përgjithshëm të ngastrës kadastrale-674-0 zonë kadastrale në Rahovicë. U diskutua edhe propozim-vendimi për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të pjesës së objektit me nr.0-72217092-32-0. Propozim-vendimi për shpalljen e interesit të përgjithshëm të pjesës së ngastrës kadastrale 3148-0 të zonës kadastrale në Ferizaj.
Ndërkaq pika shtesë në këtë mbledhje ishe edhe një kërkesë e drejtorit të Drejtorisë së Arsimit Afrim Llabjani për emërimin e komisionit përzgjedhës për drejtor dhe zëvendësdrejtor të shkollave, propozim-vendimi për miratimin e Rregullores së Transparencës. Ndërkaq drejtorja e financave Sebahate Ajeti-Sadiku, ka bërë propozim-vendimi për ndarjen e mjeteve financiare për subvencionimin e ndërtimit të shtëpive për rastet me gjendje të rëndë sociale në Komunën e Ferizajt, subvencionimi i stacionit të autobusëve për muajt mars dhe prill si dhe propozim-vendimi për anulimin e vendimit me nr. 01.Nr.66 të datës 30.06.2020.
Shtimi i disa pikave ngjalli reagimin e anëtarëve të Komitetit për Politikë e Financa.
“Vërtet nuk është serioze me propozu pika të rendit të ditës jashtë propozimit të rregullt. 7 pika i kemi të përcaktuara në material dhe 7 të tjera propozohen të futen këtu, e të cilat nuk kanë fare rëndësi, është dashur me kohë me i propozu nëse janë urgjent. Mund të futet një ose dy pika, por kështu nuk ka asnjë kuptim, vërtet nuk është serioze sepse asnjëra nuk e ka me urgjencë”, tha Xhavit Zariqi nga AAK-ja.
“Sa i përket pikave që i kemi sjellë sot nuk mendoj që janë aq të parëndësishme. Nga ”Stacioni i Autobusëve” e kemi marrë me vonesë kërkesën e tyre që nuk ka mundur t’i realizoj pagesat e punëtorëve dhe komuna është aksionare e kompanive dhe duhet ta ndihmojmë, prandaj nuk kemi mundur në fillim me propozu”, tha Sebahate Ajeti-Sadiku, drejtoreshë e Financave.
Dy propozime të tjera që ngjallën reagime ishin ato të Drejtorisë së Pronës për shpallje të interesit të përgjithshëm të një ngastre kadastrale në Rahovicë dhe një në Ferizaj.
“Ky propozim ka të bëj me shpallje të interesit të përgjithshëm të pjesës së ngastrës kadastale 674-0 zona kadastrale në Rahovicë me sipërfaqe 1 ari e 25. Është paralajmërimi i fundit se do t’i drejtohet gjykatës“, tha Sabri Murseli, drejtor i Pronës.
“Rruga Rahovicë-Kishnapole është projekt i ministrisë dhe ministria duhet t’i kryej kompensimet, nuk është dashur me pranu, unë po iu them që jeni duke i bërë punët shkel e shko, pse me kompensu komuna?!”, tha Xhavit Zariqi.
Seanca e Kuvendit të Ferizajt do të mbahet pas 3 dite.