21,04,2025

Mbahet Forumi Konusultativ IPA II, së shpejti priten edhe thirrje për projekte të reja

Must Read

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Ministria e Vetëqeverisjes Lokale e Maqedonisë së Veriut, këtë të mërkurë kanë mbajtur Forumin Konsultativ IPA II në koordinim me Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovës.

Në këtë forum ka marr pjesë, kryetarët e të gjitha komunave në nivel vendi, por edhe nënkryetari i Komunës së Ferizajt Lulzim Aliu, i shoqëruar edhe nga zëdhënësi i komunës Selim Marevci.

Hapjen zyrtare të këtij forumi e ka bërë ministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal Elber Krasniqi, i cili ka thënë se këto takime dhe bashkëpunime në mes vendeve fqinjë kanë rëndësi shumë të madhe për gjithë vendin.

Në këtë takim janë diskutuar edhe mundësitë e implementimit të projekteve në fushën e turizmit dhe ambientit, ndërsa është thënë se problemat me të cilat ballafaqohen këto dy vende fqinjë të shndërrohen në ide dhe ato të implementohen përmes projekteve.

Në kuadër të projekteve IPA II përfituese e këtij projekti ka qenë edhe Komuna e Ferizajt.

U tha se deri më tani janë realizuar 14 projekte përmes programi IPA II, ndërsa shumë shpejt do të bëhet edhe thirrja për projekte të këtij programi.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Iu dha lamtumira e fundit gazetarit ferizajas Sylejman Shaqiri, ish Drejtorit Gjeneral të RTK-së

Me rastin e ndarjes nga jeta të gazetarit të mirënjohur ferizajas, ish drejtorit të përgjithshëm të Radio Televizionit të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img