07,05,2024

Mbahet edhe raundi i tretë i diskutimeve publike me qytetarë për hartimin e projekt buxhetit për vitin 2019-2021

Must Read

Ferizaj.01.08.2018. Me pjesëmarrje të madhe të qytetarëve, u mbajt raundi i tretë i diskutimeve publike me qytetarë për hartimin e projekt buxhetit për vitin 2019-2021

Pasditen e sotme, Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu i shoqëruar edhe nga drejtoresha e financave, Sebahate Ajeti Sadiku, drejtori i zhvillimit ekonomik dhe turizmit, Zekir Bytyqi dhe drejtori i pronës, gjeodezisë dhe kadastrit, Sabri Murseli vazhduan diskutimet publike me qytetarë për hartimin e projekt buxhetit për vitin 2019-2021.

Këto takime u mbajtën njëri në Komogllavë me banorët e fshatrave Komogllavë, Gurëz dhe Nikadin, kurse takimi tjetër u mbajt në Sojevë me banorët e fshatrave Sojevë, Dardani, Zllatar, Mirosalë, Bibaj dhe Fshati i Vjetër.

Me këtë rast, i pari i Ferizajt theksoi rëndësinë që ka ky dokument për shpërndarjen e buxhetit në bazë të nevojave dhe kërkesave të banorëve, ndonëse viti 2019 do të vazhdoj të jetë një vit i rëndë për buxhetin e Ferizajt, për shkak kontratave të trashëguara dhe shlyerjes së obligimeve që rrjedhin nga to. Ndër të tjera, kryetari Aliu tha se buxheti i investimeve kapitale për vitin 2019 do të jetë afro 10 milionë euro, prej të cilave 9 milionë janë programuar si shlyerje e detyrimeve, borxheve dhe pjesa e mbetur, pak më shumë se 1 milionë euro, ose saktësisht 1 milionë e 37 mijë euro do të mund të shfrytëzohen për investimet kapitale sipas nevojave të banorëve të lokaliteteve të ndryshme.

“Buxheti i Komunës së Ferizajt, në tërësi është 31 milionë euro, që i ndarë në kategori është 50% në paga dhe mëditje për punëtorët e administratës, kurse pjesa tjetër është mallra dhe shërbime, komunali dhe investime kapitale. 10 milionë e 37 mijë euro janë investime kapitale për vitin 2019. Do të ishim shumë të lumtur sikur ta kishim të tërin këtë buxhet, që t’i trajtonim kërkesat e qytetarëve, nevojat e tyre. Por është hera e parë në historinë e të bërit buxhet të Komunës së Ferizajt, që është kufizimi më i madh për të futur projektet në kuadër të buxhetit. Në 10 milionë e 37 mijë euro, ne 9 milionë kemi obligime të kontratave që duhet t’i shlyejmë, dhe ky 9 milionë përfshin vetëm 66.66% të kontratave dhe obligimeve. Pra edhe 33.33%, sepse ne kemi përdorur këtë formulë, do të mbetet edhe në vitet tjera, 2020 dhe 2021. Kjo tregon situatën të cilën e kemi me buxhet” tha Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu i cili njëkohësisht paraqiti projektet më madhore të qeverisjes së tij që kanë marr mbështetjen nga Qeveria e Republikës së Kosovës, siç është projekti “Bashkimi i Qytetit”, ndërtimi i Spitalit të Ri Rajonal, projekti për ndërtimin e impiantit për trajtimin e ujërave të zeza dhe ndërtimi i Fabrikës së Ujit, këto të fundit që presin konkretizimim final dhe nisjen e punimeve si dhe një varg projektesh të natyrave të ndryshme, projekte me bazë në komunitet, rëndësinë e së cilave e vlerësuan banorët pjesëmarrës në këto diskutime.

Edhe drejtoresha e Financave, Sebahate Ajeti Sadiku elaboroi në detaje projeksionin buxhetor, sipas mundësive që ka Komuna e Ferizajt, pas programimit të detyrimeve.

Banorët e fshatrave pjesëmarrëse në këto diskutime paraqitën kërkesat dhe nevojat e tyre, kryesisht të natyrës infrastrukturore si dhe shërbime publike të cilat morën zotimin e Kryetarit të Komunës së Ferizajt, Agim Aliu se do të trajtohen me prioritet me mundësitë buxhetore që disponon Komuna e Ferizajt aktualisht.

Këto diskutime publike hyn në ditën e tretë, me pjesëmarrje të madhe qytetare, të cilët po japin kontributin e tyre në hartimin e buxhetit dhe orientimit të investimeve për vitin 2019 në territorin e Ferizajt.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Faton Xhakli zgjedhet selektor i Kombëtarës së Kosovës në Boks

Trajneri i mirënjohur ferizajas Faton Xhakli në mbledhje e fundit të bordit të Federatës së Boksit është zgjedhur selektor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img