04,05,2024

Mbahet diskutimi publik për Draft Rregulloren Komunale për të drejtat e fëmijëve

Must Read

Ferizaj.03.08.2018. Gjatë ditës së sotme, në ambientet e Kuvendit të Komunës, Kryesuesja e Kuvendit të Komunës, Kristina Gashi – Bytyçi e shoqëruar edhe nga zyrtarë nga Drejtoria e Arsimit dhe Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, mbajtën diskutimin publik të Draft Rregullores Komunale për realizimin e të drejtave të fëmijëve përmes sistemit qeverisës komunal miqësor për fëmijë.

Ky dokument mjaft i rëndësishëm për të drejtat e fëmijëve dhe obligimet e institucionit të Komunës karshi tyre, i propozuar nga ekzekutivi komunal me mbështetjen e plotë edhe nga Kryetari i Komunës, Agim Aliu, u mirëprit nga të pranishmit, prindër, fëmijë dhe përfaqësues të organizatave komunitare që në plan programet e tyre kanë të drejtat e fëmijëve.

Tutje, në këtë diskutim zyrtarët komunal nga Drejtoria e Arsimit dhe Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, elaboruan aspekte të këtij dokumenti duke e quajtur një hap para në plotësimin e kritereve të nevojshme për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të fëmijëve.

Ndonëse me prezencë domethënëse në këtë diskutim nga ana e fëmijëve, nuk pati sugjerime të shumta përkitazi me këtë dokument. Theks të veçantë njëra nga diskutantet vuri tek të drejtat e fëmijëve me nevoja të veçanta dhe obligimet që ka Komuna për të siguruar infrastrukturën e nevojshme që mundëson qasjen e tyre pa pengesa.

Kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Kristina Gashi – Bytyçi falënderoi të pranishmit për pjesëmarrjen në këtë diskutim, duke siguruar se qeverisja e re e udhëhequr nga Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu ka vëmendje të shtuar dhe kujdes institucional ndaj të drejtave dhe lirive të fëmijëve dhe si e tillë, do të përgatis një bazë të shëndosh ligjore e infrastrukturore për mbrojtjen dhe promovimin e tyre.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjykata ia cakton masën e paraburgimit të dyshuarit për dhunimin e viktimës me aftësi të kufizuara mendore në Ferizaj

Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img