23,12,2024

Mbahet akademi përkujtimore për ish-luftëtarin e UÇK-së Bekim Mehmeti

Must Read

Ferizaj.02.12.2017. Në teatrin e qytetit të Ferizajt është mbajtur akademi përkujtimore kushtuar jetës dhe veprës së ish-luftëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Bekim Mehmeti, i njohur me nofkën “Zharava” nga Vojonvci i komunës së Shtimes, i cili ndërroi jetë më 2 dhjetor të vitit të kaluar.
Në këtë akademi përkujtimore, familjarë, shokë dhe bashkëluftëtarë e shquan lartë kontributin e Bekimit dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
“Për një kohë shumë të shkurt nga një gueril që shumë pak kishin dëgjuar për të, u zhvillua, u forcua në një ushtri e cila i solli lirinë këtij vendi dhe çfarë na mbetet neve të gjallëve, na mbetet që ta ruajmë kujtimin për ta, të punojmë për atë çfarë ata kanë dëshiruar të punojnë dhe besoj që me njerëz të dëshmuar e të sprovuar, me ata të cilët kanë qenë së bashku me Zharavën dhe bashkëluftëtarët e tij, do të lëvizin proceset përpara”, tha Elmi Reçica.


“Zharava luftoi atje ku më së shumti kishte nevojë atdheu, ai mori pjesë në luftëra të zhvilluara si në Luzhak, Reçak, Petrovë, e vende të tjera, gjatë betejave ishte bërë shembull tek ushtarët e rinj se si të luftohet për liri”, tha Safet Syla.
“Sigurisht që ne si gjeneratë jemi një gjeneratë e bekuar pasi kemi arritur të gëzojmë ditët e lirisë, historia e kësaj lirie është histori e heronjve, e dëshmorëve, por edhe e të gjithë ushtarëve që ishin pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”,tha Luan Jahiri.
Për kontributin e Mehmetit foli edhe përfaqësuesi i fshatit Vojonvc, Musa Selimi, i cili bëri të ditur se për ta nderuar familjen e bashkëvendësit të tyre, kanë marrë iniciativë që t’ia ndërtojnë një shtëpi.
“Këshilli i fshatit Vojnovc në shenjë të respektit, sakrificës dhe veprimtarisë së familjes Mehmeti, në bashkëpunim dhe mbështetje nga të gjithë bashkëfshatarët dhe miqtë, në shenjë respekti si bashkëfshatarë për veprën e Bekimit ka marrë iniciativën për ndërtimin e një shtëpie për familjen e Bekimit si një dhuratë nga ne”, tha Musa Shabani.


Ndërsa, familjarët e Bekimit u shprehën falënderues ndaj pjesëmarrësve, duke thënë se ardhja e tyre për të nderuar veprën e familjarit të tyre, u bëhet shtyllë motivi për të ardhmen.
‘’Një luftëtar i denjë në luftë dhe një motivues i madh në paqe, ai ka besuar në të ardhmen e popullit të tij, ndaj duke nderuar sot kujtimin për veprën e tij ju pjesëmarrës bëheni pasqyra më besnike e ëndrrës së tij për Shqipërinë që ai deshi dhe sendërtimin e plotë të idealëve dhe shokëve të tij për liri”, tha Gentian Mehmeti.
Në këtë akademi përkujtimore u shfaq edhe një dokumentar kushtuar jetës dhe veprës së ish-luftëtarit të UÇK-së Bekim Mehmeti ./Tv Tema.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img