26,12,2024

Mbahet Akademi përkujtimore në nderim të jetës dhe veprës së veteranit të UÇK-së Bedri Asllani

Must Read

Për të nderuar jetën dhe veprën e tij, mori pjesë kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, drejtues të shqotave të dala nga lufta, bashkëluftëtare të të ndjerit, familjarë si dhe mysafire të tjerë.

Me këtë rast kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, duke përshëndetur të pranishmit në këtë akademi, ka folur për jetën Bedri Asllanit.

15747492_1377007362334083_5976121579849887481_n

“Për mua është e dhembshme, që në fund të vitit, në vend se për gëzime e përmbledhje vjetore aktivitetesh, jemi mbledhur në një tubim përkujtimor, aq më tepër për një njeri të vyer që iku në moshë të re. Por, jeta i ka befasitë e veta dhe shpesh di të godasë aty ku na dhemb të gjithëve, duke na i marrë më të dashurit, më të çmueshmit, më të vyerit. Por, me këtë rast unë dua ta rikujtoj një fjali të shkurtër, që e kam dëgjuar shpesh gjatë pesë dekadave të fundit, për raste të tilla, e cila thotë: “Njerëzit vdesin, veprat mbesin”. Pra, njeriu, shikuar nga aspekti kryesor i kuptimit të ekzistencës së tij, nuk është gjë tjetër, pos veprës që lë prapa, e cila mund të jetë në të mirë të familjes dhe të rrethit ku jeton. Me përmasat e kësaj vepre, ne e masim peshën e secilit, masim gjurmët që lë secili prej nesh në mesin e familjareve, shokëve, miqve, kolegëve e më tutje.
Fakti që jemi mbledhur sot këtu, tregon vlerat e jetës dhe të veprës së Bedri Asllanit. Ky fakt tregon një shëmbëlltyrë, të cilën ne e nderojmë, për shkak të përmbajtjes së saj atdhetare, shoqërore kolegiale e njerëzore. Shëmbëlltyra e jetës dhe e veprës së Bedriut, kontributi i tij në luftën për çlirim, për ngritjen dhe funksionalizimin e Trupave të Mbrojtjes së Kosovës, për ngritjen dhe funksionalizimin e institucioneve shtetërore të sigurisë, siç është Policia e Kosovës, na bëjnë që ta kujtojmë atë me nderim. Dëshmi më të mirë për trashëgiminë e një njeriu, nuk mund të ketë”, ka thënë k15672830_1377007332334086_5540568600234361114_nryetari Svarqa.

Kryetari Svarqa mes tjerash ka thënë se institucionet e Kosovës po konsolidohen dita-ditës, sidomos institucionet e Sigurisë, siç janë Forca e Sigurisë së Kosovës dhe Policia e Kosovës, janë institucionet më të besueshme.

“Për popullin tonë të shumëvuajtur, këto institucione janë të shenjta, sepse ato mbrojnë lirinë tonë, të fituar me aq shumë sakrifica dhe garantojnë jetë të qetë për ne. Prandaj, me nivelin e këtyre institucioneve, duhe të jemi krenarë të gjithë. Duhet të jenë krenarë sidomos familiarët e Bedri Asllanit, shokët, miqtë dhe kolegët e tij, sepse edhe Bedriu mori pjesë dhe dha kontributin e tij në konsolidimin e këtyre institucioneve. Bedriu la prapa një zbrazësi, të cilën mund ta përmbushin vetëm veprat e vlefshme dhe kujtimet e mira për të”, ka përfunduar kryetari Svarqa.
Të pranishmit në këtë manifestim i ka përshëndetur edhe sekretari i organizatës së veteranëve të luftës së UÇ Nexhat Shahini si dhe kapiten Muhamet Jahiri nga Policia e Kosovës.

Në emër të familjes së të ndjerit të pranishmit i ka përshëndetur djali i Bedri Asllanit, Qëndrim Asllani.

Në fund u recituan poezi për të ndjerin si dhe u këndua një kënge nga Milaim Mezini për të ndjerin Bedri Asllani.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img