19,11,2024

Mbahen garat ndërkombëtare të çiklizimit në Ferizaj

Must Read

Ferizaj.18.08.2017. Çiklistë të shumtë vendorë e ndërkombëtarë janë tubuar sot në Ferizaj për të filluar nga këtu garën e çiklizmit e cila po mbahet për të 17 –tën herë me radhë e emërtuar si “Tour de Kosova”.
Organizatorë të këtij aktiviteti sportive thanë se pjesëmarrës edhe kësaj radhe janë disa klube edhe nga Holanda , Belgjika e shtete të tjera ndërsa Ferizaj ka qenë përherë një vend mikpritës për ta .
Në emër të kryetarit të komunës së Ferizajt Muharrem Svarqës, hapjen e kësaj gare e bëri drejtori për Urbanizëm dhe Mjedis Faik Grainc,a i cili u shpreh i lumtur që sportitstët tanë tashmë kanë krijuar shumë raste njohje e garimi me bashkëmoshatarët e tyre nga e gjithë bota.
“ Kjo garë tradicionale po vazhdon të mbahet në Feriaj si përkushtim i njerzëve që e duan këtë sport, siç është udhëheqësi Avni Nuha me vëllëzërit etij dhe tashmë aktiviteti i tillë sportive është i lidhur me emrin e tyre. Është tepër e rëndësishme që përveq karakterit garues të rinjëve tanë po jepet mundësia që të njihen me bashkëmoshatarët e tyre nga e gjithë bota dhe të krijojnë lidhje për njohje të reja në fushën e sportiti dhe të talentëve tanë” deklaroi drejtori Grainca.
Ndërkaq Avni Nuha , udhëheqës i Federatës së çiklizit potencoi se gara përherë e më shumë po vie duke u përsosur , duke kaluar shumë kilometra në afat rekord.
“ Sot kemi një gajtësi prej 140 kilometrash për ta kaluar bashkë, nga Ferizaj të cilën shpresojmë se do ta kalojmë me sukseses. Janë 36 çiklistë që të gjithë të fortë , kanë kaluar një shpejtësi rekorde nëpër garat e kaluara. Ndërsa shpresojmë që kosovarët të triumfojnë krahas konkurentevr të tjerë” tha Avni Nuha , kryetar i Federatës së Çiklizimit të Kosovës
Udhëheqës së të klubit të çiklizimit kanë falënderuar shumë komunën e Ferizajt për ndihmën që ka dhënë për klubin e çiklizmit “Kastrioiti” por edhe për federatën e çiklizmit. Udhëhqës të këtij klubi thanë se synojnë që çiklistët e rinjë t’i dërgojnë sa më shumë në arenën ndërkombëtare pasi që po shohin kapacitetin e tyre krahasuar me ata të vendeve më të zhvilluara.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img