“Mashtruesi” e bindi të investojë, pastaj i tha se paratë u humbën, arrestohet ferizajasi

Share

Policia ka identifikuar dhe arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “shpërdorim i pasurisë së huaj”, pasi dyshohet se përmes mashtrimit ka bindur një qytetar të bëjë një investim financiar.

Sipas njoftimit të policisë, i dyshuari kishte arritur ta bindte viktimën që të investonte para në një projekt të pretenduar. Pas kryerjes së investimit, i dyshuari e kishte njoftuar viktimën se paratë e investuara kinse ishin humbur.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Të ngjashme: