11,09,2025

MASHT shpallë rezultatin e testit të arritshmërisë

Must Read

Ministra e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, ka bërë publike rezultatet e Testit të Arritshmërisë për klasat e nënta, sipas të cilit arritshmëria është 61 përqind, apo 3 përqind më shumë se vitin e kaluar ku arritshmëria ishte 58 përqind.
Siç dihet, Testi i Arritshmërisë nuk ka karakter eliminues për nxënsit, por rangimi i tyre sipas rezultateve do t`u shërbejë si përparësi për regjistrimin e tyre në shkollimin e mesëm të lartë.

Menjëherë pas shpalljes së rezultateve, MAShT ka filluar shpërndarjen e tyre në Drejtoritë Komuinale të Arsimit.

Ky test njëherësh, i shërben MAShT-it edhe për shqyrtimin, apo përmirësimin e politikave arsimore, me synimin e përhershëm për ngritjen e cilësisë në mësimdhënie dhe mësimnxënie.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img