20,07,2025

MAShT: Në të gjitha shkollat, ora e parë e mësimit i kushtohet, Gjergj Kastriotit-Skënderbeu

Must Read

16.01.2018. Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, merr vendim që nesër, në të gjitha shkollat fillore të mesme të ulëta dhe të mesme të Republikës së Kosovës, ora e parë e mësimit ti kushtohet figurës së heroit kombëtar Gjergj Kastrioti- Skënderbeu.

Vendimi i ministrit Bytyqi është marrë në kuadër të shënimit të 550 vjetorit të vdekjes së Skënderbeut,  me emrin e të cilit lidhet një epokë e tërë historike.

Ndryshe, me rastin e shënimi të 550-vjetorit të vdekjes së heroit kombëtar Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, janë organizuar edhe aktivitete të ndryshme kulturore, si dhe është nxjerrë kalendari për vitin 2018 me motive për figurën e Skënderbeut.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj: Arrestohet një 14 vjeçar, i konfiskohet një armë zjarri dhe një sprej

Ferizaj, 19 korrik 2025 Më datë 19.07.2025, rreth orës 00:10, policia e stacionit në Ferizaj ka pranuar një informatë se...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img