10,01,2026

Masat e shtuara në komunikacionin rrugor në rajonin e Ferizajt

Must Read

Policia Rajonale e Ferizajt, gjatë 24 orëve të fundit, ka shtuar prezencën në rrugë me qëllim parandalimin e aksidenteve. Si rezultat, janë shqiptuar 297 gjoba për kundërvajtje të ndryshme dhe janë ndaluar 8 shoferë me shkelje të rënda, ndaj të cilëve është iniciuar masa mbrojtëse e heqjes së patentë-shoferit, si dhe janë konfiskuar disa motoçikleta për mungesë të dokumentacionit.

Gjatë kësaj periudhe janë raportuar gjithsej 5 aksidente trafiku:

  • 3 me lëndime, ku kanë mbetur të lënduar 5 persona;
  • 2 me dëme materiale.

Policia apelon tek të gjithë shoferët për kujdes të shtuar në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë duke raportuar shkeljet përmes numrit 192, stacionit më të afërt policor ose aplikacionit “Lajmëro Policinë”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person për sulm ndaj zyrtarëve policorë

Ferizaj.09.01.2026 Me datë 09.01.2026, rreth orës 15:40, një zyrtar policor i caktuar në detyrë te porta hyrëse e stacionit policor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img