Shkruan : Muhamet Shabani
Masakra e Tivarit është emërtimi për vrasjen masive të një numri të madh të civilëve shqiptarë të Kosovës,të kryer nga njësit partizane jugosllave (divizioni i 46-serb dhe brigada-10 malazeze) në pranverën e vitit 1945 në fund të Luftës së Dytë Botërore.
Viktimat ishin shqiptarë nga Kosova,të cilët ishin rekrutuar nga “Ushtria Nacionalçlirimtare e Jugosllavisë”.
Shqiptarët marshuan nga Prizreni drejt Tivarit në tri grupe të ndryshme. Pas peripecive të shumta,të mobilizuarit shqiptarë arritën në Tivar,më 1 prill 1945. Rrugëve të qytetit,ushtaret serbo-malazezë i vështronin me cinizëm dhe urrejtje raciale të mobilizuarit shqiptarë.
Kolona e rekrutëve shqiptarë urdhërohet të ndalet në qendër të qytetit. Në ndërkohë një ushtar serb,me një breshëri plumbash vret dy shqiptar,me arsyetim se donin të pinin ujë në një krua.Ushtarët serb e malazezë, tërhiqen mbrapa nja 50 metra dhe zënë pozita. Urdhëruan 80 veta të dalin nga kolona dhe i dërguan pas një muri. Më pas u dëgjuan krismat e armëve dhe britmat e atyre që u masakruan. Me të përfunduar të këtij akti mizor,eprorët serbo-malazezë i urdhërojnë shqiptaret të qëndrojnë në vend me duar të lidhura mbi kokë. Pas pak është dhënë urdhri që të ecin drejt një ndërtese të madhe,3 kate,e ashtuquajtur “Monopoli i duhanit”,me një sipërfaqe prej afro 300 metra katrorë dhe me oborr të rrethuar.
Në të dy anët e oborrit ishin të rreshtuar ushtarët serbo-malazezë,të cilët me shufra hekuri në dorë godisnin në kokë,gjoks apo shpinë çdo të mobilizuar shqiptar,ku nga ky akt mbetën të shtrirë e që nuk u ngritën më 150 shqiptarë.
Rreth orës 14.shqiptarët sulmohen nga të katër anët nga çetniko-partizanët,me të gjitha llojet e armëve të zjarrit,si me pushkë automatike,mitralozë,mortaja,bomba dore,revole etj. Kështu brenda njē ore,gjithë masa e grumbulluar në atë hapësirë nuk mbeti në këmbë dhe vendi u shndërrua në liqe gjaku. Nga tmerri,një pjesë u sëmurën psiqikisht,të tjerët ranë në gjendje kome.
Eprorët me altoparlantë bënë thirrje që të ngrihen ata të cilët kanë shpëtuar për t’u dhënë ndihmë. Ndaj atyre të cilët ngrihen,repartet ushtarake rihapin zjarr mbi ta .Të mbuluar nga gjaku,kërkonin ndihmë,ose luteshin t’i vrisnin për t’u dhënë fund vuajtjeve. Numri i të ekzekutuarve llogaritet deri në 4.000 të vrarë shqiptarë.
Tivari është Varri më i Madh në Ballkan.
Shumë shqiptarë,duke i shpëtuar plojës në oborrin e Monopolit,ikën për të shpëtuar.
Shpëtuan vetëm ata të cilët patin fatin të strehohen në familjet shqiptare.Malaziasit i vranë të gjithë ata që i gjetën të fshehur,edhe pse kishin kaluar tri ditë nga ploja.
Në gjysmën e shtatorit 1996,televizioni shtetëror norvegjez,lajmëron se në Tivar është zbuluar varreza me 2.000 viktima të shqiptarëve nga Kosova.
Realizimi i planeve shfarosëse ndaj shqiptarëve nuk përfundon në Tivar.
Me 2 prill 1945,Eshaloni i Tretë,me 2.700 shqiptarë në Tivar,iu dorëzuan Divizionit të IX dalmatin. Nga Tivari u transportuan në Dubrovnik,ku u vendosën në disa objekte me destinacione të ndryshme,mirëpo një grup prej 800 vetash,që ishin vendosur në një depo baroti, në një mëngjes u gjetën të ngulfatur nga një lloj helmi,ku shumica prej tyre gjetën vdekjen.
Nga një brigadë punuese vullnetare shqiptare e cila përbëhen nga 4.000 veta,repartet e OZN-as i zgjedhën një nga një dhe mbi gjysmën e tyre i vendosën në kazerma të veçanta.
Në mëngjesin e ditës së nesërme,shumica e tyre u gjetën të vdekur.
Në dhomat e gazit u masakruan 2 000 shqiptarë.
-NJË KOMB NUK MUND TË JETË PLOTËSISHT I LIRË,NËSE NUK E NJEH HISTORINË E TIJ,NUK MUND TË JETË I KULTURUAR NËSE NUK DISTANCOHET NGA ÇDO LLOJ KRIMI E DHUNE,NUK MUND TË JETË I QETË E TË PËRPAROJË NËSE NUK ËSHTË NË PAQE ME VETËN DHE ME TË TJERËT…
SHTETI MALAZEZË KA OBLIGIM MORAL,NJERËZORË E SHTETËROR TË KËRKOI FALJE PËR MASAKRËN E KRYER NË TERRITORIN MALAZEZ.
GJITHASHTU SHTETI MALAZEZË DUHET LEJUAR QË TË NGRITET NJË PËRMENDORE MADHËSHTORE, E CILA DO T’I DEDIKOHET 4.000 SHQIPTAREVE TË MASAKRUAR NË TIVAR.
Must Read