Walker ka vlerësuar se sikur të kishte kurajo personale, nuk do të ishim këtu.
“Nuk duhet guxim për ta thënë të vërtetën. E tëra që kam bërë unë , ka thënë atë që kam parë. Besoj se Masakra e Reçakut, dhe mendimi im për të ka bërë që të vijë Konferenca e Rambujesë dhe të NATO të bombardojë Serbinë”, ka thënë ai sot në Emisionin e Mëngjesit në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).
“Kujtojë një fshatin Reçak, shoh tani një fshat që është ndërtuar, shoh fëmijë duke luajtur”, ka theksuar ai.
Ai ka përmendur edhe vrasjen e rastit në kafiterinë Panda në Pejë, ku 5 apo 6 të rinj serbë u vranë. Walker ka thënë se i kishin thënë se ka qenë hakmarrje nga ana e UÇK-së.
“Serbët më thanë se duhet të denoncoja UÇK-në, por un u thash se nuk ka dëshmi. Po të isha i bindur do të denoncoja”, ka thënë ai.
“Para një kohe të shkurtër mora vesh se forcat serbe ishin përgjegjëse për vrasjen e serbëve në Pejë”, ka theksuar ai.
Ish-ambasadori i OSBE-së në Kosovë, William Walker, ka deklaruar se nuk ka ndonjë shtatore tjetër, dhe shtatorja që iu është ngritur ndonjë, dhe kjo që është bërë në Kosovë e nderon atë.
“Do të kisha pasur dëshirë që ka njerëz që më mbajnë mua mend. Shtatoren që ma kanë bërë e kanë dhe ajo më është bërë më të ri. Mua më ka pëlqyer po ashtu edhe familjes time”, ka thënë ai.
Ai ka bërë me dije se familja e tij ka qenë dy herë në Kosovë në përvjetor.
Ish-ambasadorit të OSBE-së në Kosovë, William Walker, ka folur edhe për politikën e sotme në Kosovë. Ai k thënë se ka qenë në kritik. Ai ka thënë se ikja e njerëzve të zgjuar vjen për shkak të rrjedhës aktuale.”Unë dua që Kosova të ketë një imazh shumë pozitiv. Ndonjëherë ndihem edhe fajtor pse po them kështu”, ka thënë ai.
Ai ka folur për diasporën. “Ata janë shumë të rëndësishme, ata kontribuojnë me para, por sipas tij ata nuk kanë kurrfarë pushteti vendimmarrës politik. “Kosova ka kushtetutë të saj dhe që është imponuar nga bashkësia ndërkombëtarë. Si rezultat i saj minoritetet në Kosovë, kanë 20 vende. Nuk i njoh mirë minoritet dhe nuk besoj se të gjitha i duan të mira të Kosovës”, ka thënë.
Sipas tij ai e din se diaspora kosovare është shumë e interesuar që të bëjë shumë për Kosovën.
Ai ka thënë se Kosova nuk ka nevojë për parti të reja politike.
Ish-ambasadori i OSBE-së në Kosovë, William Walker, ka bërë me dije se ai ka votuar për Hillary Klintonin.
“E ndaj me ju këtë ndjenjën e pasigurisë. Shoh disa shenja që janë të këqija. Kam përcjellë atë që z.Putin ka bërë me Krimenë, Ukrainën. Është një lloj përpjekje për të projektuar më shumë pushtet të Rusisë. Kjo duhet kundërshtuar nga SHBA dhe Evropa. Unë besoj se Kosova e sheh veten pjesë të Evropës”, ka theksuar Walker.
Ai ka thënë se bashkërisht duhet pritur çdo gjë.
Ndryshe sot Ish-ambasadori i OSBE-së në Kosovë, William Walker do të marrë mbahet Çmimin Ndërkombëtar për të Drejtat e Njeriut, të Kolegjit AAB.
.