05,05,2024

Marshi përkujtimor “Pranvera Shqiptare, 1981-2017”, përkujton demonstratat e 3 Prillit të vitit 1981 në Ferizaj

Must Read

Drejtues të pushtetit të Ferizajt, si dhe nxënës të shkollave fillore dhe të mesme të komunës kanë marrë pjesë sot në marshin tradicional i njohur si”Pranvera Shqiptare,1981-2017”.Ky manifestim sportiv, është organizuar në përkujtim të 36 vjetorit demonstratave të vitit 1981 në Ferizaj.Fillimisht, marshuesit kanë vendosur buqeta me lule në hapësirën e orë-kullës dhe në oborrin e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj, për të vazhduar mëpastaj me aktivitetin sportiv tek palestra e sporteve “Bill Kllinton”.

Në hapje të këtij manifestimi, nënkryetari i komunës, Xhavit Zariqi,njëherësh edhe Kryetar i Degës së Shoqatës së të Burgosurve Politik, tha se demonstratat e vitit 1981 kanë qenë vazhdimësi e lëvizjes çlirimtare dhe si të tilla zënë vend në historinë më të re të popullit shqiptar.Ai, tutje ka shtuar, se 3 Prilli i vitit 1981 nuk ishte i zakonshmë, por një ngjarje që kulmoi me një organizimi të një proteste me përmasa të mëdha, të cilat çdoherë do të kujtohen për përmasat e organizimit dhe qëndresës popullore.

“3 Prilli i vitit 1981 ishte vazhdimësi e demonstratave që kishin përfshirë tërë Kosovën, vazhdimësi e demonstratave të studentëve të 11 marsit.Dhe në Ferizaj ishte organizuar një demonstratë e fuqishme dhe mund të thuhet se kjo ngjarje shënonte fillimin e fundit të okupimit të trojeve shiptare në ish-Jugosllavin”, ka thënë ai, për të shtuar se ky manifestim tashmë është bërë tradicional, në të cilin, krahas lavdisë, mbahen edhe gara sportive për nxënësit e shkollave të komunës.

Ndryshe, me 3 Prill të vitit 1981, në Ferizaj është mbajtur një demonstratë e fuqishme në kërkim të avansimit të statusit politiko-juridik të Kosovës në kuadër të federatës jugosllave. Në këtë demonstratë krahas studentëve, nxënësve, morën pjesë edhe punëtorët.Në përleshje me forcat policore jugosllave të asaj kohe,heroikisht ranë dëshmorët, Rizah Matoshi dhe Sherif Frangu.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Rinia e PDK-së me aksion simbolik: Qeveria Kurti po tenton ta përmbysë Ferizajn

Rinia Demokratike e Kosovës ka protestuar në Ferizaj, përmes një aksioni simbolik duke “peshkuar” në rrugën magjistrale, të përmbytur...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img