06,05,2024

Marrëveshje Bashkëpunimi mes UShAF dhe Kompanisë “RSM Kosovo”

Must Read

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj ka lidhur sot Marrëveshje Bashkëpunimi me Kompaninë “RSM Kosovo”, pas takimit që kanë pasur rektori i UShAF, Prof. Dr. Agron Bajraktari dhe përfaqësuesit e Kompanisë, z. Gëzim Tuli dhe z. Taulant Rudhani.

Gjatë takimit është biseduar për lidhjen e arsimit të lartë me tregun e punës dhe në këtë mënyrë edhe fuqizimin e bizneseve dhe të ekonomisë kosovare në përgjithësi, por edhe për kontributin e madh që mund të japë për Universitetin një kompani e fuqishme botërore, siç është “RSM”.

Rektori Bajraktari, pasiqë falënderoi Kompaninë që u bë njëra nga mundësitë e shkëlqyeshme për bashkëpunim, tha se në këtë mënyrë po zhvillohet arsimi i lartë, respektivisht universiteti i vetëm i shkencave të aplikuara.

“Vet fakti se Universiteti ynë ofron programe nga shkencat e aplikuara, do të thotë se pa bizneset dhe pa përvojën e kompanive të fuqishme, siç është “RSM”, nga e cila studentët tanë mund të mësojnë shumë, studimet në këto programe do të ishin të mangëta”, tha Rektori.

Më pas, përfaqësuesit e Kompanisë “RSM Kosovo” mbajtën ligjëratë para studentëve të UShAF, ku folën për rëndësinë e pasqyrave financiare, raportimin financiar, auditimin dhe çështje që kanë të bëjnë me këtë fushë.

RSM është një rrjet i fuqishëm i auditimit, taksave dhe ekspertizës së konsulencës me pika në të gjithë botën (120 shtete), me një staf prej 38 mijë të punësuar në 760 zyre në Amerikë, Evropë, Afrikë dhe Azi.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aid Sahiti fitues i turneut Memorial “Agim Ramadani” në garën e peshkimit

Kurse ekipi “Agora” nga Ferizaj zuri vendit e tretë Peshkatari ferizajas Aid Sahit nga klubi i peshkimit “Agora” në garën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img