Pas vendosjes së taksës, interesimi për marketet pa produkte serbe është shtuar edhe më shumë, raporton T7
Produktet serbe ndoshta do të mungojne tash e tutje edhe ne marketet e tjera.
Por në kete qender tregtare ka plot 12 vite qe asnje prodhim i Serbise nuk ka qarkulluar.
Te renditur jane flamujt e produkteve te cilat ata i mbajne. E te gjithe ata flamuj perfaqesojne shtete qe kane pranuar Kosoven.
Menaxheri i plus market ne Ferizaj tregon arsyen pse ka bojkotuar produktet serbe.
Te njejtat arsye i fton t’i kene parasysh edhe te tjetet.
Menaxheri thote se qe nga vendosja e takses interesimi eshte rritur edhe me shume.
Madje konsumatorët vijnë edhe nga qytetet e tjera.
I lumtur se është vendosur taksa, Remzi Bytyqi thotë se shpreson që do të ndërpritet i gjithë bashkëpunimi me Serbinë.
Konsumatorët shprehen shumë pozitiv me këtë bojkot që qendra tregtare ua bën produkteve serbe.
Pronarët thonë se hapësira më e madhe në qendër, i jepet produkteve vendore, e sipas tyre kjo po i motivon edhe prodhuesit nga Kosova.