20,04,2024

Mark Zuckerberg i tregon botës se Facebooku do ndryshoi pak

Must Read

Ndryshimet e fundit që kanë pësuar për portalet e ndryshme në shpërndarjen e lajmeve në Facebook nuk janë vetëm në Kosovë, Shqipëri apo në vendet e rajonit.

Këto ndryshime janë në çdo vend ku funksional është Facebook-u dhe pikërisht për këtë ka reaguar edhe vetë krijuesi i këtij rrjeti social ku a sqaruar për të gjithë se pse po bëhet një gjë e tillë.
Krijuesi i rrjetit social Facebook, Mark Zuckerberg ka folur për portalet dhe organizatat e ndryshme të lajmeve.
Zucerberg ka thënë se ka kaluar shumë kohë gjatë këtij viti me organizatat e lajmeve për të folur për mënyrën se si mund të punohet më mirë së bashku.
Ai ka thënë se përderisa shumica e njerëzve marrin shumë lajme nga vende të ndryshme përmes Facebook-ut, është përgjegjësi për të krijuar një komunitet të informuar dhe që të ndihmohet në ndërtimin e mirëkuptimit të përbashkët.
“Nuk mund të bëhet një gjë e tillë pa gazetarë, por gjithashtu e dimë se teknologjitë e reja mund ta bëjnë më të vështirë për botuesit që të financohet gazetaria në të cilën mbështetemi të gjithë. Për të qenë një partner më i mirë në industrinë e lajmeve, filluam Projektin e Gazetarisë në Facebook. Qëllimi ynë është që të punojmë më ngushtë me redaksitë në mënyrë që të zhvillohen produkte e artikujt të menjëhershëm dhe që gazetarët të kenë mjete për të raportuar ngjarjet e tyre. Ne po punojmë gjithashtu me botuesit, studiuesit dhe universitetet për të ndihmuar njerëzit të bëhen më të informuar rreth lajmeve që lexojnë në internet.
Si pjesë e gjithë kësaj, ne do të testojmë mënyra të reja për të ndihmuar organizatat e lajmeve të rrisin pajtimet e tyre. Nëse njerëzit regjistrohen pas shikimit të lajmeve në Facebook, paratë do të shkojnë direkt nga botuesit të cilët punojnë shumë për të zbuluar të vërtetën dhe Facebook nuk do të marrë asnjë prej tyre. Në plan është që të fillohet me një grup të vogël të botuesve në SHBA dhe Evropë më vonë gjatë këtij viti ne do të dëgjojmë edhe reagimet e tyre.
Po bëjmë gjithashtu një përditësim këtë javë për të ndihmuar më shumë njerëzit të shohin se prej nga vijnë më shumë lajmet që lexojnë në Facebook. Tani kur njerëzit kërkojnë një artikull ose shohin një që është në ‘trend’, ata gjithashtu do të shohin edhe logot e botuesit pranë artikullit. Ky përditësim erdhi nga bisedat që kishim me botuesit e lajmeve anekënd botës. Përfundimisht, qëllimi ynë është që të vendosim një logo të botuesit pranë çdo artikulli të lajmeve në Facebook në mënyrë që të gjithë të kuptojnë më shumë rreth asaj që po e lexojnë”,ka shkruar Zuckerberg, transmeton Indeksonline.
Gjithashtu ai ka shtuar se nuk është e mjaftueshme për njerëzit që vetëm të shpërndahen një informacion, pa pasur organizatë të caktuar për zbulimin e informacionit dhe analizimin e atij informacioni.
“Ne do të vazhdojmë të eksperimentojmë me mënyra të ndryshme për të mbështetur industrinë e lajmeve dhe për t’u siguruar që gazetarët dhe botuesit kudo mund të vazhdojnë të bëjnë punën e tyre të rëndësishme”, ka përfunduar Zuckerberg./Indeksonline/

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img