23,11,2025

Marihuanë e kokainë në Ferizaj, arrestohen disa persona

Must Read

Në Ferizaj, Policia e Kosovës ka regjistruar dy raste të posedimit të narkotikëve. Në njërin rast, kanë arrestuar dy të dyshuar ku gjatë kontrollit u është gjetur marihuanë. Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje, raporton Indeksonline.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj, pasi që tek të njëjtit gjatë një kontrolli u janë gjetur dhe konfiskuar një qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit dërgohen në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

Ndërsa, në rastin tjetër, policia gjatë bastisjes ka arrestuar një person pasi i është gjetur marihuanë me peshë prej 3 kg e 719 gr, 0.2 gramë kokainë e një telefon celuar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje./Indeksonline/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me qendër të re të Mjekësisë Familjare – ndër më modernet në rajon

Ferizaj ka shtuar një tjetër vlerë të rëndësishme në shërbimin shëndetësor publik. Sot është përuruar objekti i ri i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img