Ferizaj.30.12.2017. Zëdhënësi i komunës së Ferizajt, Selim Marevci, njëherit shef i kabinetit të kryetarit Agim Aliu përmes një shkrimi ka kritikuar udhëheqjen e mëparshme komunale dhe ish kryetarin Muharrem Svarqa për keqmenaxhim dhe borxhe të shumta të cilat i la Komunës së Ferizajt.
Marevci ka thënë se deri sa ishin në opozitë kanë reaguar shumë herë për keqmenaxhim të buxhetit të komunës por sipas tij as që ka mund të mendohet se komuna do të lihet me aq shumë borxhe, që sipas Marevcit, kalojnë shumën e 40 milion eurove.
Për më tepër Marevci ka thënë se ata të cilët e lanë komunën në këtë gjendje shpreson se do të përgjigjen para gjyqit.
Shkrimi i plotë i Selim Marevci, zëdhënës i Komunës së Ferizajt
Për katër vite radhazi nuk u ndalem duke bërë të ditur katrahurën që po bënte ish kryetari Sfarqa me komunën e Ferizajt. Por, pse do ta gjenim komunën në këtë gjendje sinqerisht nuk e kam besuar.
Borxhet milionëshe (40 milion) janë jashtë çdo logjike, por hiq më pak e dhimbshme nuk është edhe keqmenaxhimi extrem me CARITAS-in.
Sinqerisht keqardhje për të gjithë këta punëtorë të cilët ranë preh e Sfarqes dhe grupit të tij, “punësimi” i tyre me merita dhe pa merita, me mito dhe pa mito, me baza partiake e familjare, janë viktimat kryesore.
Ne në vazhdimësi kemi potencuar duke i kërkuar të mos bien preh e mashtrimeve të këtij klani, por ja që fatkeqësisht ndodhi ajo që kemi thënë ne. CARITAS sot mori vendim të ndërpres kontratën me punëtor mjekësor, vendimi i tyre erdhi pikërisht nga keqmenaxhimi i këtij bashkëpunimi që ja bëri Muharrem Sfarqa, mbi 300 mijë euro borxhe, të punësuar të shumtë gjatë fushatës pa asnjë kriter dhe shumë shkelje tjera.
Kryetari Agim Aliu, së bashku me ekipën qeverisëse, pavararisht këtyre problemeve të mëdha që po ballafaqohet është zotuar që nuk do të ndalet së punuari, do të implemtoj programin e tij për zhvillimin e Ferizajt, tashmë projektet kryesore janë futur në buxhetin e Rep. Kosovës, qendra e inovacionit po bëhet në Ferizaj dhe shumë projekte të tjera do të jetësohen, edhe këta punëtorë të CARITAS do të trajtohen dinjitetshëm, AGIM ALIU është kryetar i të gjithve, pra është shpresa e qytetarëve të Ferizajt.
Andaj ata që dëmtuan Ferizajn, shpresoj shumë që do të pergjigjen para ligjit.
Vitet 2013-2017 do të shkruhen si histori e zezë për Ferizajn, por vitet e ardhshme, do të naj kthejnë dinjitetin!