18,12,2024

Marevci deputetit Haliti: Ndihma dhe projektet e reja që i sjellni Ferizajt do të jem i pari që do të ju duartrokas, por, jo sikur më këtë buxhet 2022 që Ferizaj u diskriminua

Must Read

Pas publikimit të disa projekteve për komunën e Ferizajt nga deputeti Enver Haliti  përmes një komunikate për media ka reaguar  zëdhënësi i Komunës së Ferizajt

Ky është reagimi i plotë

Deputeti nga radhët e LVV-se Enver Haliti, paska thënë se: “oponentët lokal kanë tentuar të dezinformojnë në lidhje me lënien anash të Ferizajt nga Qeveria e Kosovës,  sa i përket projekteve”.   

Gjitashtu deputeti Haliti paska përmendur një mori projektesh si “projekte të reja”por , që e verteta është ndryshe.

Të gjitha këto  janë projekte që disa vetëm kanë përfunduar dhe pagesat nuk janë kryer nga qeveria dhe janë të bartura në vitet pasuese buxhetore, ndërsa ka edhe projekte të tjera,  p.sh Qendra Mulitfunksionale dhe disa  projekte që janë në implementim e sipër. Të gjitha këto që i thash janë të dokumentuara përmes nënshkrimeve të memorandumeve nga ana e kryetarit të Komunës Agimt Aliu me ministrat e qeverive të kaluara.

Gjitha këto projekte madhore  kanë qenë pjesë e buxheteve të kaluara dhe secila me kod të veçante buxhetor.

Pra,  sa i përket Buxhetit 2022,  prapë po ripërsërisë që kjo qeveri dhe deputet të pozitës, Ferizajt nuk u’a dhanë asnjë projekt madhor kapital, përjashtimisht disa projekte që kanë të bëjnë me restaurime.

Një gjë duhet ta keni të qartë, që projekte që janë përfunduar, ato që janë duke vazhduar dhe ato që do të fillojnë, janë përkrahur nga qytetarët e Ferizajt hiq më pak se 63% me votë direkte ndaj këtij kryetari, Agim Aliu. Andaj mbështetja qytetare është, juve ju mbetet vetëm të mos gjykoni politikisht, por ta përkrahni këtë kryetar sepse e përkrahni Ferizajn dhe zhvillimin e tij.

Ferizaj meriton shumë, sepse është kontribuesi më i madh në mbushjen e këtij buxheti.

Ndihma dhe projektet e reja  që i sjellni

Ferizajt do të jem i pari që do të ju duartrokas, por,  jo sikur më këtë buxhet 2022 që Ferizaj,  u diskriminua, ka shkrura Selim Marevci, zëdhënës I Komunës së Ferizajt

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img