‘’Analizat thonë se edhe në vendin tone ka shumë raste të dhunës së përditshme, kërcënime, shantazhe, selektim të gazetarëve të cilët përfaqësojnë presione serioze që e pamundësojnë punën e tyre të përditshme që është kërkimi I së vërtetës, dhe në mënyrë shtesë ekziston një lloj trendi I mos-zbardhjes së rasteve të dhunshme ndaj gazetarëve’’, tha Biljana Petkovska, Instituti I Medias në Maqedoni, transmeton Alsat-M
Ndërkohë nga Qendra Civile theksojnë se nga 15 korriku I këtij viti, dita kur edhe u nënshkrua Marrëveshja e Përzhinës kemi me dhjetëra raste që evidentohen si dhunë ndaj gazetarëve.
‘’Ne kishim protestat që u zhvilluan gjatë kësaj periudhe ku kishte edhe dhunë ndaj gazetarëve nga ana e policies, kishim edhe sulme të llojit tjetër. Mos flasim për presionet subtile apo jo-subtile ndaj redaksisë që vijnë nga ana e faktorëve politikë. Këtu është presioni edhe nga ana e qendrave ekonomike të fuqisë, domethënë është një ambient fare I pavolitshëm për të zhvilluar një gazetari profesionale, të paanshme dhe objektive’’, theksoi Petrit Saraçini, CIVIL.
Sipas ‘’Freedom House’’ Maqedonia është vendi I vetëm në Ballkan që është cilësuar si jo I lirë për sa I përket lirisë së shtypit, kunrejt shteteve të rajonit që janë cilësuar si pjesërisht të lira. Sipas OSBE-së gjatë 25 viteve të fundi 1200 gazetarë janë vrarë duke bërë punën e tyre. Duke u bazuar në raportin e fundit të Agjencisë së Kombeve të Bashkuara, UNESCO, në çdo pesë ditë vritet një gazetar për shkak të punës që e kryejnë.
.