15,11,2024

Maqedoni: Sipas analistëve, zvarritja e bisedimeve thellon krizën

Must Read

“Zvarritja e BDI-së për të marrë vendim për qeverinë e re ka disa pasoja për momentin. E para është që kriza politike thellohet sepse nuk gjendet ndonjë zgjidhje. E dyta është që Qeverisë aktuale e cila në fakt është delegjitimuar, i zgjatet mandati në mënyrë artificiale që nuk është mirë për shtetin sepse ndryshimet janë gjithmonë të mira. Dhe e treta zvarritja e vendimit nga BDI-ja në fund do të krijojë përshtypjen që ata janë dakorduar me ndonjë parti politike ngaqë e kanë pasur patjetër dhe jo sepse ashtu kanë dashur “– deklaroi Petar Arsovski.

Për analistin Arsim Sinani, taktizimi i këtillë i partnerëve të koalicionit qeverisës aktual do të thotë blerje kohë për skadim të mandatit të Prokurorisë Speciale.

 “Partitë që Qeverisën deri sot dëshirojnë që të fitojnë kohë sepse me këtë përfundon edhe mandati I Prokurorisë Speciale dhe dëshirojnë që të kalojnë sa më lehtë me këtë prokurori. Presidenti Ivanov edhe më tepër e komplikoi situatën me mënyrën se si i ftoi partitë politike dhe në fund nuk mori ndonjë vendim I cili do të kishte qenë efektiv. Pozicioni I BDI-së përballë gjithë kësaj është i gabueshëm dhe kjo tregon se kjo parti nuk është e gatshme që t’i prijë një procesi” –tha Arsim Sinani.

Formim sa më të shpejtë të Qeverisë së re dhe angazhim për zbatimin e reformave urgjente prioritare, ka kërkuar edhe bashkësia ndërkombëtare. /alsatm/

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Erion Veliaj: Ferizaj dhe miku im, Agim Aliu i bashkohen “Paradës së Shqiptarëve” më 28 Nëntor në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”  

Bashkia e Ferizajt është e para që i është bashkuar “Paradës së Shqiptarëve” që do të mbahet në Tiranë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img