Maqedonci: Serbia ka blerë nga Kina raketa sulmuese

Share

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, ka deklaruar se raketat balistike që Serbia ka blerë nga China kanë karakter sulmues dhe përbëjnë kërcënim jo vetëm për Kosovën, por edhe për gjithë rajonin e Ballkanit.

Në një intervistë për emisionin “Puls” në A2 CNN, Maqedonci tha se blerja e armëve nga Serbia nuk është një zhvillim i ri, pasi Beogradi prej vitesh ka furnizuar ushtrinë me armatim nga vende të ndryshme.

Në fakt blerja e këtyre sistemeve nuk është duke u bërë vetëm këto kohët e fundit. Serbia në vazhdimësi mund të themi ka bërë blerje nga Rusia, nga Kina por edhe nga vende të tjera. Ne kemi informacion që prej disa vitesh ka bërë blerje të raketave të ndryshme nga Kina”, tha Maqedonci.

Ai shtoi se blerja e armatimit nga vende që nuk janë pjesë e NATO, e kombinuar me qasjen politike të Serbisë ndaj fqinjëve, përbën rrezik për stabilitetin rajonal.

“Duke bërë këto blerje nga vendet që nuk janë të NATO-s dhe duke promovuar politika hegjemoniste në raport me fqinjët, atëherë është kërcënuese për krejt rajonin. Është me rëndësi që NATO ta marrë seriozisht jo vetëm këtë blerje, por edhe gjithë militarizimin e Serbisë dhe të diskutojë seriozisht për këtë çështje”, përfundoi ai.

Të ngjashme: